Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditen e së mërkures, më 10 gusht 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar një tribunë fetare me temë: “Kontributi i muslimanëve në shkencë”, ku ka referuar teologu Artur Tagani.
           
Në fjalën e tij me këtë rast, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar kontributet e dijetarëve muslimanë në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë botërore. Në fjalën e tij, ai ka sjellë një shembull konkret të një shpikje moderne të muslimanëve në Kinë. Ai ka prezantuar para të pranishëmve “Kur’anin elektronik”, i cili është botuar me një letër që nuk depërtohet nga uji dhe zjarri dhe që shoqërohet me një pajisje elektronike që mundëson leximin e çdo ajeti me texhvid, në katër mënyra këndimi. Mjafton që aparatura në fjalë të drejtohet nga ajeti që duhet lexuar dhe poseduesi i saj mund ta dëgjojë leximin e rregullt dhe të saktë të ajetit në fjalë.
           
Më pas ka referuar teologu Artur Tagani, i cili është ndalur te vlerësimet e studiuesve perëndimorë ndaj kontributeve të muslimanëve në shkencat e ndryshme. Për rreth një orë, ai ka sjellë argumente të bollshme, shoqëruar me shfaqje në videoprojektor, duke shpjeguar zhvillimin e mrekullueshëm të shkencave të ndryshme ndër muslimanë, në shekujt e parë të përhapjes së fesë islame.
           
Auditori ka ndjekur me vëmendje shfaqjen e fotove të shumta të shpikjeve të dijetarëve muslimanë, të cilët e ushqyen botën me moderne mea të që shohim dhe prekim sot.

Në referat është theksuar se me gjithë këtë kontribut të madh të muslimanëve në shkencë, fatkeqësisht, perëndimorët që mësuan dhe kopjuan këto arritje, në shumicën e rastve nuk e përmëndën kurrë origjinën e arritjeve të tyre.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe një grup përfaqësues të komunitetit musliman shqiptar në Oslo të Norvegjisë, drejtori i Shoqatës Kulturore Humanitare “Drita” e Tetovës, z. Abdulmexhid Salihi etj.
 

M. Hoxha


“Kontributi i muslimanëve në shkencë”, ftesë për reflektim - 10 gusht 2011

“Kontributi i muslimanëve në shkencë”, ftesë për reflektim - 10 gusht 2011 

“Kontributi i muslimanëve në shkencë”, ftesë për reflektim - 10 gusht 2011 

“Kontributi i muslimanëve në shkencë”, ftesë për reflektim - 10 gusht 2011