Paraditën e së mërkures, më
10 gusht 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar
shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familje
muslimane në nevojë.
Duhet theksuar se me fillimin e muajit Ramazan,
Myftinia ka nisur një fushatë bamirësie për
mbledhjen e kontributeve të ndryshme për të ndihmuar
e përkrahur familjet muslimane në nevojë e me
probleme ekonomike.
Myftinia ka sensibilizuar edhe shoqatat bamirëse
islame, që të bëjnë të mundur tërheqjen e ndihmave
të ndryshme për njerëzit në nevojë.
Ndihma e ditës së sotme do të vijojë edhe me
shpërndarjen e pakove të tjera ushqimore dhe
ndihmave në forma të ndryshme për njerëzit në nevojë
në zonën e Myftinisë Shkodër.