Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditёn e sё shtunёs, mё 26 qershor 2010, ёshtё zhvilluar mbledhja e radhёs e kёshillit tё Myftinisё Shkodёr. Nё rend tё ditёs kanё qenё shumё pika qё kanё tё bёjnё me aktivitetin e Myftinisё Shkodёr gjatё muajit qershor, çёshtje tё vakufeve, ato tё imazhit tё Myftinisё nёpёrmjet jetёs fetare tё xhamive etj.
               
Nё fjalёn e tij, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zbardhur para tё pranishёmve disa nga arritjet e Myftinisё Shkodёr, sikurse ka bёrё njё rezume tё disa problematikave qё duhen rregulluar sa mё parё nё jetёn e pёrditshme fetare islame nё Shkodёr.
               
Mё pas ai ka kёrkuar vёmendjen e kёshilltarёve pёr miratimin e disa vendimeve qё lidhen me pёrmirёsimin e punёs thirrёse, aktivitetit fetar e mediatik tё Myftinisё Shkodёr, ku ёshtё kёrkuar shtimi i personelit tё kёsaj myftinie. Propozimet e paraqitura nga Myftiu kanё gjetur frymёn e miratimit nga tё pranishmit.
               
Njё pikё e rёndёsishme e kёsaj mbledhje ka qenё edhe raportimi i menaxherit tё pronave tё Myftinisё, z. Blendi Alushi. Nё fjalёn e tij ai ka prezantuar para kёshillit tё Myftinisё Shkodёr disa nga arritjet e muajit tё fundit si dhe pengesat nё lidhje me disa prona.


Mblidhet Kёshilli i Myftinisё Shkodёr, 26 qershor 2010 

Mblidhet Kёshilli i Myftinisё Shkodёr, 26 qershor 2010