Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

E xhumaja e parë e Ramazanit 1432 në xhaminë e Parrucës kishte mbledhur besimtarë të shumtë, të tubuar për të falur sëbashku namazin e ditës së xhuma në xhaminë e Parrucës. Kjo e xhuma ishte e para e muajit Ramazan për këtë vit dhe xhamia ishte tejmbushur me besimtarë agjërues.
               
Në hytben e tij të xhumasë, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur mbi disa prej sekreteve të agjërimit të Ramazanit. Gjithashtu ai ka uruar të gjithë ata të rinj e të reja që për herë të parë në jetën e tyre kanë nisur agjërimin e Ramazanit me fillimin e këtij muaji. Ai ka falënderuar edhe të gjithë prindërit që nxisin fëmijët e tyre për të agjëruar e për t’u angazhuar me kulturën e agjërimit të Ramazanit.
               
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Myftiu ka theksuar se agjërimi i Ramazanit ka disa dobi e sekrete, të cilat i janë dhuruar njeriut nga Zoti i gjithësisë në këtë muaj.
               
“Agjërimi i Ramazanit është mburojë nga ndëshkimi i Zotit. Ai do t’i ndërmjetësojë besimtarit në ditën e gjykimit dhe do të jetë përkrah tij në momentin e llogarisë. Agjërimi i Ramazanit është një pastrim i mrekullueshëm për trupin e njeriut. Mjekët, në librat dhe referatet e tyre e përcaktojnë dukshëm dobinë dhe vlerën e madhe që ka ky muaj për shëndetin e njeriut dhe pastrimin e tij.”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.
               
Në hytben e tij, ai i është drejtuar edhe emigrantëve që vijnë gjatë verës në shtëpitë e tyre, duke kërkuar nga ata që të mos sjellin me vete kultur��n e vendeve ku jetojnë, por të ruajnë të paprekur besimin dhe vlerat islame. Ai ka bërë thirrje që të shtohet bamirësia dhe humanizmi në mesin e muslimanëve, duke ndihmuar nevojtarët dhe duke u interesuar për hallet e atyre që kanë mungesa të ndryshme në jetën e tyre të përditshme.


 Myftiu flet për sekretet e agjërimit të Ramazanit - Xhamia e Parrucës, 5 gusht 2011

Myftiu flet për sekretet e agjërimit të Ramazanit - Xhamia e Parrucës, 5 gusht 2011

Myftiu flet për sekretet e agjërimit të Ramazanit - Xhamia e Parrucës, 5 gusht 2011

Myftiu flet për sekretet e agjërimit të Ramazanit - Xhamia e Parrucës, 5 gusht 2011