Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nëpërmjet minberit të xhamisë “Ebu Bekër”, ditën e xhuma, më 29 korrik 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur një fjalim mbi vlerën dhe madhështinë e muajit Ramazan.
           
“Të dashur vëllezër dhe motra! Një ndër mesazhet më të rëndësishme që sjell ky muaj i begatë është përkufizuar në fjalën e Resulull-llahit (a.s), që thotë: “Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë! Ju mëshiron All- llahu në të, duke iu fshirë me mëshirën e Tij gabimet tuaja dhe duke iu përgjigjur lutjeve tuaja. All- llahu shikon në adhurimin tuaj dhe mburret me ju para melekëve. Tregoni pra, All- llahut nga vetja juaj, vetëm të mira. I shkretë është vetëm ai, që s'e meriton mëshirën e All- llahut në këtë muaj”. Kjo do të thotë që muslimanët ta shfrytëzojnë këtë muaj për të kërkuar falje nga gabimet dhe të vrapojnë drejt rregullimit të tyre në jetë. Kjo do të thotë që pas Ramazanit, muslimani të jetë realisht musliman në jetë. Dmth, kur ta japë fjalën, ta mbajë! Kur të premtojë, mos të zhgënjejë! Kur të nisë një punë, ta perfeksionojë! Kur të hyjë në një punë, ta respektojë orarin e prodhimtarisë në të! Kur të flasë, mos të gënjejë! Etj.”- ka thënë Myftiu.
           
Më pas, ai ka nxitur besimtarët muslimanë që ta shfrytëzojnë Ramazanin për të dëshmuar shpirtin e tij, kudo në shoqëri. Ka thënë: “Le ta shfrytëzojnë tregtarët këtë muaj për të dëshmuar shpirtin e bujarisë dhe bamirësisë në shoqëri. Le të vendosin në dyer të dyqaneve dhe punishteve të tyre parulla ku shënohet: “Ofertë speciale me rastin e muajit Ramazan!”. Le të ulin çmimet dhe mos t’i frikësohen varfërisë! Djemtë e rinj dhe vajzat e reja, mos të bien në grackat e haramit gjatë këtij muaji; t’i refuzojnë mbrëmjet e haramit, me pije alkoolike dhe lakuriqësi! Mos të shkojnë nëpër “party”, ku haramet nuk kanë të sosur! Nuk i shkon muslimanit as muslimanes të prezantojë në mbrëmjet, ku mbretëron i mallkuari me taborrat e tij!”.
           
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka bërë thirrje që të shfrytëzohet ky muaj për të forcuar harmoninë dhe vëllazërinë islame, ashtu siç bënin sahabët dhe pasuesit e sinqertë të mësimeve të Kur’anit dhe traditave të profetit Muhammed (a.s).

Al. Hoxha

 

 “Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë!” - Xhamia "Ebu Bekr, 29 korrik 2011

“Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë!” - Xhamia "Ebu Bekr, 29 korrik 2011

“Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë!” - Xhamia "Ebu Bekr, 29 korrik 2011

“Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë!” - Xhamia "Ebu Bekr, 29 korrik 2011