Pasdrekën e së hënës, më 25 korrik 2011,
në ambientet e xhamisë së Parrucës është
zhvilluar mbledhja për zgjedhjen e
Këshillit të ri të Myftinisë Shkodër.
Në bazë të statutit të Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, anëtarët për
Këshillin e Myftinisë zhvillohen një
herë në katër vite. Kështu, sipas
udhëzimeve dhe rekomandimeve të Kryesisë
së KMSh dhe KP, ditën e sotme janë
zhvilluar votimet për Këshillin e ri të
Myftinisë Shkodër.
Në fjalën e hapjes, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka vlerësuar se votimi për
zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KM
Shkodër është një mundësi më shumë për
të analizuar punën dhe për të vlerësuar
arritjet. Ai ka theksuar se gjatë
drejtimit të tij të Myftinisë Shkodër,
ka bashkëpunuar me këshilltarë, të cilët
kanë qenë produktikë dhe në harmoni me
realitetet e dëshmuara.
Më pas, pasi është krijuar edhe
komisioni i votimeve, është bërë
prezantimi i anëtarëve të rinj, të cilët
janë përzgjedhur edhe në respekt të
përhapjes gjeografike të hartës së
Myftinisë Shkodër.
Pas prezantimit të anëtarëve, është bërë
edhe votimi individual për secilin
kandidat të propozuar.
Në përfundim të votimit është shpallur
lista e anëtarëve të rinj të Këshillit
të Myftinisë Shkodër, me këtë përbërje:
1. Admir Temja, teolog.
2. Altin Loshi, teolog.
3. Artur Tagani, teolog.
4. Bashkim Muslija, jurist.
5. Behar Bilani, ekonomist.
6. Herion Maho, infermier.
7. Idmir Plaku, imam, xhamia “Ebu Bekër”.
8. Kleves Kraja, administrator.
9. Kujtim Dervishi, drejtor, medreseja
“H. Sh. Shamia”.
10. Mithat Myftija, nismëtar i
16.11.1990, imam xhamia e Plumbit.
11. Naim Drijaj, imam, xhamia Parrucë.
12. Rezart Çela, sociolog.
Me këtë rast, imamët dhe muezinët e
pranishëm në votim, kanë uruar suksese
dhe mbarësi për Këshillin e ri të
Myftinisë Shkodër.
|
|
|