Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 22 korrik 2011, është organizuar falja e namazit të xhumasë, në sheshin pranë xhamisë së lagjes Zogaj. Shkak i kësaj iniciative ka qenë fakti se mbi pronën e Myftinisë Shkodër në Zogaj po ndërtohet në mënyrë ilegjitime një ndërtesë me disa kate. Ky veprim ka nxitur drejtuesit e Myftinisë Shkodër për të kërkuar prishjen e këtij objekti ilegjitim nëpërmjet shkresave dhe takimeve të shumta zyrtare. Realiteti i deritanishëm ka vërtetuar një humbje kohe me burokraci dhe shkresa pa fund, të cilat në të vërtetë i kanë dhënë kohë grabitësit të kësaj toke për të avancuar në ndërtimin e tij ilegjitim.
           
Në hytben e tij, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur mbi shenjtërinë e pronës dhe dëmet e padrejtësisë në këtë jetë dhe në të ardhmen. Nëpërmjet ajeteve të shumta dhe haditheve profetike, Myftiu ka paralajmëruar se zullumi është shkak i përjashtimit të njeriut nga mëshira e All-llahut dhe bujaria e Tij.
           
Ai ka kritikuar të gjithë ata drejtues që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet e këtij shteti, por që në mënyrë paradoksale janë bërë aleatë dhe përkrahës me grabitësin dhe zullumin e këtij ndërtimi ilegjitim.
           
Njëkohësisht ai ka dënuar edhe faktin se po përsëritet disa herë zaptimi i pronave të Myftinisë, si në Zdralej, në Zogaj etj, dhe valëvitja e flamujve partiakë mbi këto ndërtesa. Me këtë rast ai ka theksuar mirënjohjen dhe falënderimet për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha, i cili e ka shenjtëruar pronën e komuniteteve fetare dhe ka lehtësuar procedurat për shfrytëzimin e tyre. Por, sipas Myftiut, njerëz të papërgjegjshëm, që fshihen pas flamujve partiakë po bëjnë zullume të panumërta, për të cilat do të japin një ditë llogari, në këtë botë, para të ardhmes!

Ahmed Mahiri

 

 Namazi i xhumasë në sheshin pranë xhamisë në Zogaj - 22 korrik 2011

Namazi i xhumasë në sheshin pranë xhamisë në Zogaj - 22 korrik 2011

Namazi i xhumasë në sheshin pranë xhamisë në Zogaj - 22 korrik 2011

Namazi i xhumasë në sheshin pranë xhamisë në Zogaj - 22 korrik 2011