Pasdrekёn e sё
enjtes, mё 24 qershor 2010, Myftiu i
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, ka pritur
drejtorin e Shtёpisё Botuese “Prizmi” nё
Tiranё, z. Nuh Tokçelik dhe njё pjesё tё
stafit tё tij.
Gjatё bisedёs sё ngrohtё, Myftiu ka
falёnderuar kontributin e vyer tё Sh. B.
“Prizmi” nё ringjalljen dhe forcimin e
mendimit bashkёkohor islam nё gjuhёn
shqipe nёpёrmjet botimeve me vlerё qё
ajo ka prezantuar deri mё sot para
lexuesit.
“Falё kontributit tuaj, lexuesi shqiptar
ka mundёsinё dhe fatin e mirё tё njihet
me botёn e gjerё tё mendimit dhe
kluturёs sё dijetarit dhe mendimtarit tё
shquar bashkёkohor Fethullah Gylen. Unё
i kam lexuar disa prej veprave tё kёtij
dijetari nё gjuhёn arabe dhe atё shqipe
dhe mendoj se kultura islame nё vendin
tonё ka nevojё pёr vёshtrimet dhe
horizontet e shkollёs Gylen”- ka thёnё
ndёr tё tjera Myftiu.
Gjatё takimit, z. Nuh Tokçelik ka
theksuar se shtёpia botuese qё ai
drejton po punon pёr pasurimin e
mёtejshёm tё bibliotekёs islame nё
gjuhёn shqipe me botime tё reja tё
domosdoshme pёr rininё dhe besimtarёt,
si plotёsimi i kolanёs me librat e
besimit dhe njohurive themelore tё fesё
islame pёr fillestarёt etj.
Me kёtё rast, ai i ka dhuruar Myftinisё
Shkodёr njё pjesё tё botimeve tё Sh. B.
“Prizmi”, sikurse ka premtuar se do tё
jetё pёrherё pranё kёsaj Myftinie me
botimet dhe projektet e saj kulturore.
Ndёrkohё, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed
Sytari i ka dorёzuar z. Nuh Tokçelik njё
kёrkesё zyrtare pёr pajisjen e Myftinisё
Shkodёr me njё bibliotekё nga botimet
“Prizmi”.
|
|
|