Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdrekën e së mërkures, më 20 korrik 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka inspektuar fazën e fundit për ndërtimin e xhamisë së re të fshatit Bërdicë e Sipërme.
           
Ai ka parë nga afër cilësinë e punimeve në anekset e reja të xhamisë dhe ka shprehur kënaqësinë e tij për atë që është arritur deri më sot.
           
Myftiu ka falënderuar të gjithë kontribuesit e nderuar, biznesmenë, bamirës, besimtarë e individë, që me shumë dashamirësi kanë dhënë një kontribut shumë të vyer për ta ngritur këtë faltore të re në këtë realitet shumë të dashur për besimtarët e zonës dhe çdo vizitor të saj.
           
Myftiu ka nxitur përfundimin sa më parë të kësaj xhamie, në mënyrë që me hyrjen e hënës së re të Ramazanit të falet edhe teravia e parë në ambientet e saj të reja.
           
Me këtë rast, Myftinia fton besimtarët që të vazhdojnë të kontribuojnë për ndërtimin e xhamive të reja, restaurimin dhe zgjerimin e xhamive aktuale dhe pajisjen e tyre me të gjitha anekset e duhura për mirëfunksionimin e jetës fetare islame në to.

M. Hoxha

 

 Në prag të finishit xhamia e re e Bërdicës së Sipërme - 20 korrik 2011

Në prag të finishit xhamia e re e Bërdicës së Sipërme - 20 korrik 2011

Në prag të finishit xhamia e re e Bërdicës së Sipërme - 20 korrik 2011

Në prag të finishit xhamia e re e Bërdicës së Sipërme - 20 korrik 2011