Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së mërkures, më 20 korrik 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të përzemërt një grup studentësh shkodranë që vazhdojnë studimet teologjike në Arabinë Saudite.
           
Gjatë këtij takimi, pasi u ka uruar mirëseardhjen studentëve, Myftiu ka shprehur gëzimin e tij për arritjen e tyre. Ai e ka konsideruar një mirësi të madhe që ata jetojnë dhe studiojnë në tokën e Pejgamberit (a.s). Ai është interesuar për studimet dhe arritjet e tyre, vështirësitë dhe kushtet e studimeve në Universitetet e Mbretërisë Saudite Arabe.
           
Nga ana e tyre, studentët e kanë falënderuar Myftiun për pritjen dhe kanë shprehur njëkohësisht kënaqësinë e tyre për interesimin e tij për studimet dhe ecurinë e tyre në studime.
           
Më pas biseda është përqendruar te disa këshilla, me të cilat Myftiu i është drejtuar studentëve të rinj të teologjisë, duke u kujtuar amanetin e madh të Thirrjes Islame dhe prezantimin e saj në mënyra sa më tërheqëse dhe të dashura për njerëzit mbarë.           

Myftiu ka kërkuar nga studentët që të angazhohen gjatë gjithë kohës që do të jenë në Shkodër për pushime, duke përhapur atë që kanë mësuar me më të mirën e mënyrave.

 

 Myftiu pret një grup studentësh të teologjisë - 20 korrik 2011

Myftiu pret një grup studentësh të teologjisë - 20 korrik 2011

Myftiu pret një grup studentësh të teologjisë - 20 korrik 2011