Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së martës, më 19 korrik 2011, në Myftininë e Shkodrës kanë mbërritur kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Ylli Gurra dhe drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar, z. Genti Kruja.
           
Gjatë takimit Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i ka njoftuar drejtuesit e lartë të KMSh për shqetësimin e madh të grabitjes së vakëfit në Zogaj dhe sehirin e pushtetarëve në Shkodër dhe përtej saj. Ai i ka njoftuar drejtuesit e KMSh, për paradoksin e madh të ndodhur ditën e djeshme, kur brenda orëve të para të paradites, Gjykata e Shkodrës ka nxjerrë një vendim për pezullimin e prishjes së ndërtimit pa leje të dhunuesit të vakëfit, mbi truallin e Myftinisë Shkodër në Zogaj. Myftiu ka informuar se ky veprim vjen në vazhdën e një mori përpjekjesh me dokumente të fallsifikuara dhe mbështetje politike nga njerëz me pushtet në Shkodër për të vjedhur dhe grabitur vakëfin në Zogaj. Ai ka shpjeguar se këto veprime po dëmtojnë rëndë imazhin e Myftinisë Shkodër dhe po bëhen shkak për veprime që askush nuk do t’i dëshironte në Shkodër, aq më tepër kur edhe ligji është i paaftë të ndalojë këtë grabitje primitive në mes të ditës. Ai ka thënë se Myftinia Shkodër nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi ndaj asnjë veprimi që mund të ndodhë në rrugën e kthimit të së drejtës pronarit të saj legjitim!
           
Nga ana e tyre, drejtuesit e lartë të KMSh, kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për këtë që po ndodh me pronat në Shkodër dhe kanë premtuar mbështetje edhe nga ana e tyre.
           
Ndërkohë, Myftiu ka lajmëruar se ditën e xhuma, më 22 korrik 2011, do të sensibilizojë besimtarët muslimanë të Shkodrës për të falur namazin e xhumasë në xhaminë e Zogajve. Ai ka shprehur zhgënjimin e tij të madh nga drejtuesit dhe pushtetarët në Shkodër, sidomos të atyre që luajnë me dy porta, që jo vetëm nuk i kanë mbajtur premtimet për këtë çështje, por edhe janë bërë palë me grabitësin, duke i dhënë kohë për të ndërtuar në mënyrë ilegjitime mbi truallin e Myftinisë.
           
Në këtë takim është folur edhe për disa çështje të brendshme të Myftinisë Shkodër dhe përgatitjet për muajin Ramazan.

 

 “Vakëfi në Zogaj, zhgënjim nga pushtetarët që nuk mbajnë premtim...” - 19 korrik 2011

“Vakëfi në Zogaj, zhgënjim nga pushtetarët që nuk mbajnë premtim...”

“Vakëfi në Zogaj, zhgënjim nga pushtetarët që nuk mbajnë premtim...”

“Vakëfi në Zogaj, zhgënjim nga pushtetarët që nuk mbajnë premtim...”