Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së hënës, më 18 korrik 2011, në xhaminë e Parrucës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim me imamët, në prag të muajit Ramazan. Gjatë këtij takimi, ai ka dhënë disa udhëzime për mirëfunksionimin e organizimeve në çdo xhami të Shkodrës.
           
Gjatë takimit Myftiu ka falënderuar imamët për punën e deritanishme dhe ka nxitur gjallërimin e mëtejshëm të xhamisë me derse, vase, mexhlise dhikri, Kur’ani, salavati etj. Ai ka kërkuar nga imamët që të ruhet dhe të forcohet përherë e më tepër fryma e vëllazërisë së shenjtë islame që ekziston në mesin e muslimanëve praktikantë. Ai ka thënë, se përpara këtij obligimi të shenjtë dhe të shtrenjtë, çdo gjë tjetër është dytësore.
           
Në takimin e imamëve është caktuar që edhe këtë vit, duke filluar nga dita e parë e Ramazanit, pas namazit të iqindisë do të zhvillohet mexhlisi i hatmes së Kur’anit në xhaminë e Parrucës. Për këtë, Myftiu ka kërkuar që imamët dhe xhematet e tyre të jenë pjesëmarrës në sofrën e begatë të Kur’anit. Njëkohësisht ai ka nxitur që në çdo xhami të Shkodrës, gjatë muajit Ramazan, të ketë aktivitete që lidhen me Kur’anin, leximin e tij, texhvidin, tefsirin, përkthimin e kuptimeve të ajeteve, ekspozita me gjurmë të Kur’anit në kulturën shqiptare etj.
           
Një theks i veçantë në këtë takim është vënë të rëndësia e respektimit të kalendarit zyrtar të muslimanëve dhe faljes së namazit të teravisë, 20 rekate, si synet i fortë dhe traditë shekullore në mesin e muslimanëve.
           
Në takimin me imamët, Myftiu ka njoftuar edhe për sihariqin e daljes në qarkullim të numrit të parë të revistës së Ramazanit, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ai e ka konsideruar këtë botim shumë të rëndësishëm dhe me vlera për besimtarët.

Ilir Dizdari
Imam, xhamia Bardhej

 

 Prag-Ramazani mbledh imamët e Shkodrës - 18 korrik 2011

Prag-Ramazani mbledh imamët e Shkodrës - 18 korrik 2011

Prag-Ramazani mbledh imamët e Shkodrës - 18 korrik 2011

“Të Prag-Ramazani mbledh imamët e Shkodrës - 18 korrik 2011në dituri, të arrijmë majat e shoqërisë shqiptare!” - Perash, 15 korrik 2011