Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Hytben e parë të muajit korrik, pikërisht më 1 korrik 2011, që përkon edhe me fillimin e muajit Shaban, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zgjedhur ta mbajë në xhaminë e Rusit.
           
Përpara fillimit të hytbes, ai ka dëgjuar një pasqyrë të aktivitetit dhe organizimeve në këtë xhami, nga imami i saj H. Fejzi Zaganjori. Më pas, është bërë mbyllja e një hatmeje, duanë e së cilës e ka bërë imami i moçëm i kësaj xhamie, H. Hamza Cungu.
           
Ndërkohë, në hytben e xhumasë, Myftiu ka shprehur emocionin e tij që ndodhet në xhaminë e Rusit, që e ka konsideruar: “vendi ku historikisht kanë predikuar hoxhallarë të nderuar dhe me emër në qytetin tonë, si: H. Jusuf Karakaçi, H. Muhamed Kastrati, H. Sabri Koçi etj. Të cilët kanë kontribuar për të mirën e Thirrjes Islame dhe interesave të traditave islame në Shkodër e përtej saj”.

Më pas, ai ka hedhur dritë mbi disa argumente që lidhen me ngjarjen e Israsë dhe të Miraxhit. Ai është ndalur në disa stacione të kësaj mrekullie, duke bërë një krahasim me realitetin e përditshëm shqiptar. Këtu, Myftiu ka bërë thirrje që mos të humbet shpresa dhe mbështetja në All-llahun. “Sado të vështira që të jenë pengesat, sado të forta që të jenë embargot dhe cytjet xhahile, ne si muslimanë asnjëherë nuk duhet të harrojmë mësimet e Israsë dhe të Miraxhit. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë durimin e madh të pejgamberit tonë (a.s), që duroi urinë, etjen, përbuzjen, sharjet, fyerjet e mushrikëve mekas dhe asnjëherë nuk u dorëzua para tyre. Përherë mbeti i mbështetur në All-llahun, që ia vërtetoi botërisht dashurinë dhe përkrahjen e Tij hyjnore nëpërmjet Israsë dhe Miraxhit. E dëgjuat para disa netëve në “Opinion”, njërin që thërriste për “kombëtarizimin e fesë”! Kjo do të thotë se motorët e taborrave të Iblisit janë ndezur më shumë se kurrë në këtë vend. Ne përherë kemi punuar me ndershmëri edhe për harmoninë kombëtare, por nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që feja e jonë të jetë plastelinë në dorën e llozhave shqiptare! Por, ajo që ka më rëndësi është se secili prej nesh duhet të mësojë nga Israja dhe Miraxhi për të ruajtur identitetin e tij islam, edhe përtej dëshirave të “Taiflinjve” të kohës sonë!”- ka thënë Myftiu.
           
Pas përfundimit të hytbes, imami i xhamisë Rus, H. Fejzi Zaganjori i ka dhuruar Myftiut një kujtim nga xhamia e Rusit, duke shprehur kënaqësinë për këtë prezencë të tij në mesin e besimtarëve të kësaj lagjeje me tradita islame.

M. Hoxha

 

 Myftiu mban hytben e parë në xhaminë e Rusit - 1 korrik 2011

Myftiu mban hytben e parë në xhaminë e Rusit - 1 korrik 2011

Myftiu mban hytben e parë në xhaminë e Rusit - 1 korrik 2011 

Myftiu mban hytben e parë në xhaminë e Rusit - 1 korrik 2011