Ditёn e enjte, mё 24
qershor 2010, Myftiu Imam Muhamed
Sytari, ka pritur nё njё takim tё
pёrzemёrt, drejtorin e Fondacionit
“Islamic Relief”, me qendёr nё Tiranё,
z. Muhammed el- Waei. Gjatё takimit,
Myftiu dhe vizitori i tij kanё diskutuar
mbi realitetin e Thirrjes Islame nё
vendin tonё dhe mёnyrat e ndryshme pёr
gjallёrimin e saj, nёpёrmjet projekteve
tё larmishme.
Nga ana e tij, Myftiu ka falёnderuar z.
El- Waei për kontributin e madh tё dhёnё
prej tij gjatё viteve tё fundit pёr
Shkodrёn dhe komunitetin e saj,
nёpёrmjet realizimit tё projekteve tё
shumta qё kanё ndihmuar pёrmirёsimin e
jetёs, sidomos nё zonat rurale. Janё tё
njohura projektet e zbatuara nga ky
fondacion bamirёs, si: ndёrtimi i
rrugёve, ujёsjellёsave, qёndrave
sanitare etj, nё disa fshatra tё zonёs
sё Shkodrёs.
Gjithashtu Myftiu ka kёrkuar pёrkrahjen
e “Islamic Relief” pёr disa projekte nё
shёrbim tё imamёve dhe shёrbyesve tё
ndryshёm tё xhamive dhe Thirrjes Islame
nё Shkodёr.
Ndёrkohё, z. Muhammed el- Waei ka
vlerësuar interesimin e Myftiut Imam
Muhamed Sytari dhe angazhimin e tij nё
shёrbim tё Thirrjes Islame nё Shkodёr.
Ai ka premtuar se “Islamic Relief” do tё
vazhdojё tё bashkёpunojё me Myftininё e
Shkodrёs nё projektet e ndryshme tё saj.
Lavdrim Hamja
|
|