Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Pasditen e së hënës, më 27 qershor 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet shkencor me rastin e daljes së numrit 100 të gazetës “Udha Islame”.
           
Aktiviteti ka nisur me një insert në videoprojektor, nëpërmjet të cilit të pranishmit kanë ndjekur një përmbledhje të historikut të kësaj gazete, me foto të numrave të ndryshëm të saj, shkrimeve më të spikatura, personazheve kryesore të saj etj.
           
Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar rolin e gazetës “Udha Islame” në përcjelljen e mesazheve të paqes, harmonisë, edukimit me mësimet e fesë islame, nxitjes për dituri e përkushtim në jetë. Ai ka theksuar se nga tetori i vitit 2002 dhe deri më sot, gazeta “Udha Islame” është bërë shkak i botimit të tre librave; “Hap pas hapi me Udhën Islame”, (Muhamed Sytari, 2004), “Hapësirë në Islam”, (Arben Halluni, 2006) dhe “Bibliografi “Udha Islame”- 50 numrat e parë”, (Muhamed Sytari, 2007). Njëkohësisht, ka dhënë sihariqin se edhe libri i katërt, që i bashkohet këtij spektri, është në rrugë.
           
Më pas, duke vlerësuar mirësinë e madhe të All-llahut; lirinë e fjalës së lirë, besimit dhe mendimit, si dhe mirësinë e angazhimit me shkrimin e këtij mendimi e besimi, Myftiu ka përmendur se Shkodra është një djep i dijetarëve islamë ndër shekuj. Me këtë rast, ai ka përmendur disa prej hoxhallarëve më të spikatur të periudhës një shekullore, si: H. Halid Bushati, H. Jusuf Këlmendi, H. Sulejman Gavoçi, H. Ibrahim Kaduku, H. Ali Kraja etj, të cilët kanë lënë gjurmë të shkruara me dobi për brezat.
           
Aktivitetin e ka përshëndetur edhe drejtori i drejtorisë së medias në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Agron Hoxha. Në fjalën e tij ai ka vlerësuar daljen e gazetës “Udha Islame” dhe rolin e saj në këtë periudhë 9 vjeçare. Ai ka spikatur rolin e drejtuesve të kësaj gazete dhe bashkëpunëtorëve, që bënë të mundur arritjen e saj deri në këtë ditë jubilare.
           
Në referatin e tij, teologu Arben Halluni ka folur mbi peripecitë dhe vështirësitë që shoqëruan daljen e numrit të parë të gazetës “Udha Islame”. Më pas ai ka përmendur disa prej vlerave kryesore që janë përhapur nëpërmjet faqeve të saj, muaj pas muaji. Nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunëtorët kryesorë të gazetës “Udha Islame” në vite dhe mesazhin e vazhdimësisë së saj me mbarësinë e Zotit.
           
Ndërsa teologu Altin Loshi ka referuar mbi rolin e medias islame në kohët bashkëkohore. Në fjalën e tij ai ka bërë një analizë të nevojës që ka Thirrja Islame për një media të konsoliduar dhe të aftë për të kryer misionin e saj, në rrugën e edukimit të shoqërisë me frymën e besimit në Një Zot, edukimin me dashurinë e Tij dhe nxitjen e njeriut për përkushtim në jetë.
           
Aktiviteti ka vijuar me shpërndarjen e numrit 100 të gazetës “Udha Islame”, si dhe bibliografisë: “Bibliografi “Udha Islame”- 50 numrat e parë”. Ndërkohë, të pranishmit kanë pasur mundësi të vizitojnë nga afër foto-ekspozitën e titulluar: “Udha Islame”-100, në shoqëri të një koktejli të organizuar me këtë rast.

V. Mehmeti

 Aktivitet shkencor me rastin e daljes së numrit 100 të gazetës “Udha Islame” - Shkoder, 27 qershor 2011