Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 24 qershor 2011, nëpërmjet minberit të xhamisë së Tophanës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka folur mbi rëndësinë që ka përkujtimi i ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit.

Nëpërmjet fakteve kur’anore dhe haditheve profetike, ai ka shpjeguar historinë e kësaj ndodhie, duke u ndalur në disa stacione të rëndësishme të saj. Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka bërë edhe krahasime të realitetit të prag-Israsë dhe Miraxhit të hz. Muhammedit (a.s), me atë të shoqërisë shqiptare dhe ditëve që kalojmë.
           
“Edhe në realitetet e sotme shqiptare ka njerëz si ata që e përbuzën dhe e refuzuan Resulull-llahin (a.s). Edhe ne shpesh, mërzitemi dhe lodhemi shpirtërisht nga ajo me të cilën përballemi çdo ditë në Thirrjen tonë. Por drita e lutjes së pejgamberit tonë, kur i drejtohej Zotit të botërave: “O Zot, Ty po të ankohem për dobësinë e forcës sime... Nëse Ti nuk je i zemëruar me mua, nuk shqetësohem...”, kjo lutje e pashoq, duhet të na shoqërojë sa herë ndeshemi me “Ebu Xhehlët” e kësaj kohe dhe përpjekjet e tyre në dëm të Thirrjes Islame”- ka përmendur ndër të tjera Myftiu.
           
Më pas ai ka treguar sesi i dërguari i All-llahut, Muhammedi (a.s), është falur imam para krejt profetëve të tjerë, në Aksa. “Ky fakt duhet të thërrasë çdo musliman shqiptar, të jetë kokë në shoqërinë e tij. Ku janë muslimanët në Shkodër? Përse nuk e ndërtojnë qytetin e tyre, apo të ardhurit në të do ta bëjnë këtë? Ku është amaneti ndaj vendlindjes, ndaj qytetit tonë të dashur, ndaj shoqërisë?! Ku janë muslimanët, në Shkodër e në Shqipëri, në raport me krejt lëmitë e jetës? Israja dhe Miraxhi, vjen për të thirrur ndërgjegjen tonë, drejt detyrimeve që kemi ndaj Zotit, vetes dhe tjetrit!”- ka përfunduar Myftiu.
           
Në hytben e dytë ai ka bërë edhe disa lajmërime që kanë të bëjnë me aktivitetet e Myftinisë Shkodër dhe jetën e xhamisë së Tophanës.

Al. Hoxha

 “Israja dhe Miraxhi - ftesë e përhershme për të ruajtur rrënjët!” - Tophanë, 24 qershor 2011

“Israja dhe Miraxhi - ftesë e përhershme për të ruajtur rrënjët!” - Tophanë, 24 qershor 2011

“Israja dhe Miraxhi - ftesë e përhershme për të ruajtur rrënjët!” - Tophanë, 24 qershor 2011 

“Israja dhe Miraxhi - ftesë e përhershme për të ruajtur rrënjët!” - Tophanë, 24 qershor 2011