Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e hënë, më 13 qershor 2011, zyra e vakëfit e Myftinisë Shkodër, e përfaqësuar nga menaxheri i pronave, Blendi Alushi dhe administratori i Myftinisë, Kleves Kraja kanë bërë disa inspektime në zona të ndryshme të Shkodrës, duke parë prej afër disa vakëfe mbi të cilat po ndërtohet. Fillimisht ata janë ndalur në xhaminë e re të Rragamit, që ndërtohet nga bamirës nga vendet arabe, me ndërmjetësinë e AIITC, Tiranë.

Në fakt kjo xhami duhet të ishte inauguruar që vitin e kaluar, në prag të Ramazanit, por sipas pamjes së saj aktuale dhe informacioneve të reja, duket se inaugurimi është çështje ditësh. Ky është një lajm i mirë për banorët e zonës dhe për krejt muslimanët e Shkodrës, sepse një xhami e re në Rragam ishte e domosdoshme dhe kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati.
           
Më pas, ata kanë inspektuar nga afër edhe vazhdimin e punimeve në xhaminë e re të fshatit Mes-Myselim. Ditën e sotme, është në përfundim mbulimi i plotë i çatisë së kësaj xhamie të madhe, që do të mbulojë nevojat e krejt zonës së Mes-Myselimit dhe përtej tij. Duhet përmendur fakti se kjo xhami, që nisi të ndërtohej në nëntor të vitit 2010, është kontribut bamirës i vetë besimtarëve të Shkodrës. Pas sensibilizimit që bëri Myftinia Shkodër, nga çdo xhami erdhën ndihma, që bënë të mundur rezultatet e deritanishme.           

Me këtë rast, Myftinia Shkodër vazhdon të nxisë bamirësit muslimanë që të japin nga mirësitë me të cilat i begatuar All-llahu dhe të jenë pranë nevojave që kanë xhamitë dhe frekuentuesit e tyre.


 

 Inspektime te vakëfit në Rragam dhe Mes-Myselim - 13 qershor 2011

Inspektime te vakëfit në Rragam dhe Mes-Myselim - 13 qershor 2011

Inspektime te vakëfit në Rragam dhe Mes-Myselim - 13 qershor 2011 

Inspektime te vakëfit në Rragam dhe Mes-Myselim - 13 qershor 2011