Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nëpërmjet hytbes së ditës së xhuma, më 10 qershor 2011, mbajtur në xhaminë e madhe të qytetit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka vazhduar të flasë mbi rëndësinë që kanë tre muajt e mirë, Rexheb, Shaban dhe Ramazan. Ai ka bërë thirrje që çdo musliman të bëjë një ndalesë në stacionet e shumta të këtyre muajve, për të rregulluar atë që është prishur, për të pastruar atë që është ndotur e për të kërkuar në vazhdimësi mëshirën e All-llahut.
           
Në këtë hytbe, ai është ndalur te stacioni i ruajtjes së gjuhës dhe përdorimit të saj për t’u afruar me Zotin, jo për të mbjellur të keqen e për të përçarë vëllazërinë e shenjtë islame. Në këtë kontekst, Myftiu ka bërë thirrjen e tij duke thënë: “Mos lejoni që të tjerët të na e prishin fenë, në emër të fesë. Ta ruajmë gjuhën dhe ta përdorim vetëm për mirë. Ta përdorim në dhikrin e Atij që e zbukuroi qënien tonë me anë të kësaj gjymtyre!”
           
Gjatë kësaj hytbeje në xhaminë “Ebu Bekër”, Myftiu i është referuar haditheve të shumta, që nxisin vetëkontrollin dhe mbi të gjitha ruajtjen e gjuhës për të mos folur atë që nuk duhet, sidomos në marrëdhëniet me vëllazërinë islame.

“Gjëja më e shtrenjtë që kemi sot është kjo vëllazëri islame. All-llahu na ka bërë vëllezër të një feje! Mos të lejojmë njeri në botë të prekë qoftë edhe një fije të kësaj vëllazërie të shenjtë!”- ka thënë Myftiu gjatë hytbes së kësaj xhumaje.
           
Më pas ai ka nxitur shtimin e dhikreve, sidomos në këto ditë e netë të mira dhe ka lajmëruar të pranishmit se Myftinia Shkodër ka nxjerrë nga botimi një broshurë, në brendësi të së cilës besimtarët do të kenë mundësi të lexojnë dhe të praktikojnë modelin e adhurimit të dijetarit të shquar H. Vehbi S. Gavoçi.           

Në fund të ceremonisë së faljes së xhumasë, për besimtarët e pranishëm është shpërndarë broshura: “Adhurimi te H. Vehbi S. Gavoçi”, përgatitur nga Imam Muhamed Sytari.


 

 “Mos lejoni t’ju prishin fenë në emër të fesë!” - Xhamia "Ebu Bekr", 10 qershor 2011

“Mos lejoni t’ju prishin fenë në emër të fesë!” - Xhamia "Ebu Bekr", 10 qershor 2011

“Mos lejoni t’ju prishin fenë në emër të fesë!” - Xhamia "Ebu Bekr", 10 qershor 2011 

“Mos lejoni t’ju prishin fenë në emër të fesë!” - Xhamia "Ebu Bekr", 10 qershor 2011