Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasdreken e së mërkurës, më 1 qershor 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari, në shoqërinë e administratorit, Kleves Kraja dhe menaxherit të pronave, Blendi Alushi, imamit të xhamisë Zogaj, H. Ylber Rupa etj, ka bërë një inspektim në vakëfin e xhamisë së lagjes Zogaj.
           
Fillimisht, Myftiu ka parë nga afër vazhdimin e punimeve të paligjshme, që po bëhen në një pjesë të këtij vakëfi të uzurpuar në këtë lagje. Me këtë rast ai ka përsëritur, se shumë shpejt zullumi dhe harami që po ushtrohen në këtë vakëf të shenjtë, do të përfundojë ashtu si ka nisur.
           
Më pas, ai ka parë nga afër punimet që po bëhen në oborrin e xhamisë, për restaurimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e dhjetorit 2010.  

Edhe këtu, ai ka dhënë orientimet e tij për mbarëvajtjen e punës dhe ka udhëzuar evitimin e çdo lloj provokimi a tendence për të acaruar gjakrat e besimtarëve që shohin ditë pas dite se si po vidhet dhe po tjetërsohet prona e tyre, nën dritën e diellit! Ai ka garantuar, se edhe në takimin e zhvilluar paraditen e sotme me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, ka marrë premtimin e këtij të fundit për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së vakëfit, në krye të së cilës qëndron uzurpimi dhe ndërtimi flagrant në Zogaj.

Myftiu ka garantuar se nuk do të ketë flamur në botë që do të mbrojë zullumin dhe haramin që po konsumohet ditë pas dite në truallin e shenjtë të kësaj xhamie!

M. Myftija


 

 Myftiu inspekton punimet në xhaminë e lagjes Zogaj - 1 qershor 2011

 Myftiu inspekton punimet në xhaminë e lagjes Zogaj - 1 qershor 2011

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e lagjes Zogaj - 1 qershor 2011 

Myftiu inspekton punimet në xhaminë e lagjes Zogaj - 1 qershor 2011