Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së mërkurës, më 1 qershor 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një vizitë zyrtare në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka. Me këtë rast ai ka uruar qytetarin e parë të Shkodrës për mandatin e dytë në drejtim të Bashkisë Shkodër dhe është lutur për mbarësinë e tij në drejtim të saj.
           
Gjatë këtij takimi, Myftiu nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e vakëfeve të Myftinisë Shkodër, duke u ndalur te disa prej tyre, si shumë delikate dhe urgjente. Në këtë pikë, ai ka përmendur uzurpimin e vakëfit te xhamia e lagjes Zogaj, ku përtej përpjekjeve të shumta të Myftinisë Shkodër, takimeve zyrtare, shkresave dhe ndërhyrjeve, akoma sot vazhdon të ndërtohet në këtë zonë.  Ai ka përmendur edhe pronën e zënë në Zdralej etj.
           
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, i ka premtuar Myftiut një ndërhyrje shumë të shpejtë për zgjidhjen e këtyre problemeve që ka vakëfi në Shkodër. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar maksimalisht për të gjitha projektet e Myftinisë Shkodër, që kanë të bëjnë me vakëfet dhe shfrytëzimin e tyre.
           
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i ka dhuruar Kryetarit të Bashkisë një kornizë, në brendësi të së cilës gjendet e shkruar, me dorën e dijetarit të shquar islam shkodran Vehbi S. Gavoçi (Qytetar Nderi i Shkodrës), hadithi i shtatë lloje njerëzish që do të meritojnë qëndrimin nën hijen e Arshit, ditën e kijametit. Këtë dhuratë shumë të veçantë, Myftiu e ka shoqëruar me këto fjalë: “Kjo është një fjalë e pejgamberit tonë, hz. Muhammedit (a.s), e shkruar me dorën e dijetarit të madh Vehbi S. Gavoçi, në të cilin premtohet mëshira e All-llahut për shtatë lloje njerëzish në ditën e kijametit. Në krye të tyre qëndron prijësi i saktë dhe i drejtë. Dhe unë lutem që Zoti të të japë mbarësi e drejtësi për të mirën e Shkodrës dhe qytetarëve të saj, i nderuar Kryetar!”.
           
Në këtë takim, Myftiu shoqërohej nga administratori i Myftinisë Shkodër, Kleves Kraja, drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Kujtim Dervishi dhe teologu Arben Halluni.

Kleves Kraja


 

Kryetari i Bashkisë Shkodër premton zgjidhjen e çështjes së vakëfit - 2 qershor 2011

Kryetari i Bashkisë Shkodër premton zgjidhjen e çështjes së vakëfit - 2 qershor 2011

Kryetari i Bashkisë Shkodër premton zgjidhjen e çështjes së vakëfit - 2 qershor 2011

Kryetari i Bashkisë Shkodër premton zgjidhjen e çështjes së vakëfit - 2 qershor 2011