Paraditen e së martës, më 31 maj
2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka inspektuar
vakëfin te xhamia e vjetër e Tabakut, ku ka parë
prej afër pastrimin që i është bërë para pak ditësh
gjurmëve të minares në vjetër të kësaj xhamie
historike.
I shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave të
Myftinisë Shkodër, Blendi Alushi, Myftiu ka
orientuar shfrytëzimin maksimal të këtij vakëfi, në
shërbim të interesave të zhvillimit të kësaj zone.
Myftiu ka parë nga afër edhe pjesën e mbetur të
minares së vjetër dhe ka kërkuar që shumë shpejt të
bëhet meremetimi i saj, rrethimi dhe kthimi i saj në
një vend të vizitueshëm. Me këtë rast Myftiu ka
theksuar se: “Nëse Monumetet e Kulturës e kanë
neglizhuar këtë zonë me tradita dhe gjurmë të
hershme islame dhe, vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë,
Myftinia Shkodër e ka për detyrë të ruajë dhe të
mirëmenaxhojë vakëfet dhe trashëgiminë islame të
qytetit!”
Më pas, Myftiu ka inspektuar edhe punën e bërë për
pastrimin e territorit vakëf te xhamia e Ganjollës.
Me këtë rast ai ka udhëzuar pastrimin e plotë të
pronës, rrethimin e saj dhe angazhimin për
shfrytëzimin e saj në mënyrën më të mirë dhe të
dobishme.
Inspektimet e pronave dhe vakëfeve, pastrimi i tyre
nga uzurpimet e paligjshme, për të arritur
shfrytëzimin dhe vënien në efiçencë të tyre, janë
një ndër prioritetet më kryesore të Myftinisë
Shkodër.
|
|
|
|