Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditen e së hënës, më 23 maj 2011, Këshilli i Myftinisë Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar rreth projekteve të ndryshme të Myftinisë në drejtime të ndryshme, ku në qendër spikat çështja e vakëfeve, aktivitetet fetare e shkencore, jeta e xhamisë etj.
           
Mbledhja e radhës e Këshillit të Myftinisë Shkodër, ka nisur me një lutje të përbashkët për shpirtin e Myftiut të Nderit, H. Faik Hoxha, që u nda nga kjo jetë më 12 maj 2011.
           
Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka raportuar për zhvillimet në Myftininë Shkodër gjatë muajit që kaloi, si dhe projektet për të ardhmen. Ai ka bërë një përshkrim të inspektimit të vakëfeve, ndërtimeve dhe meremetimeve në shumë prej xhamive të qytetit e të fshatit, si: xhamia “Ebu Bekër”, Kiras, Perash, Tophanë, Ganjollë, Bërdicë e Sipërme, xhamia e Plumbit, vakëfi i Tabakut, xhamia e Barbullushit etj. Myftiu ka theksuar se kohët e fundit janë intensifikuar energjitë në drejtim të pronave vakëf, me qëllim arritjen e qëllimit final që është kthimi në identitet dhe shfrytëzimi maksimal i tyre.
           
Më pas është diskutuar edhe për organizimin e aktiviteteve me rastin e daljes së numrit 100 të gazetës “Udha Islame”. Në këtë pikë, anëtarët kanë dhënë mendimet e tyre, të cilat janë depozituar edhe me shkrim pranë sekretarisë së këshillit.
           
Në këtë mbledhje, është diskutuar edhe për disa projekte që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e disa vakëfeve, aktivitetit të xhamive kryesore të qytetit, rolin aktiv të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në pasurimin e jetës fetare e sociale në qytet etj.

K. Kraja

 

Këshilli i Myftinisë Shkodër diskuton vazhdimësinë e projekteve - 23 maj 2011

Këshilli i Myftinisë Shkodër diskuton vazhdimësinë e projekteve - 23 maj 2011

Këshilli i Myftinisë Shkodër diskuton vazhdimësinë e projekteve - 23 maj 2011