Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditen e së shtunës, më 21 maj 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka marrë pjesë në panairin “Tregëti për bamirësi”, organizuar nga nxënësit e medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, dega djem, nën drejtimin e mësuesit të pasionuar, Gazjon Rusi, para xhamisë së Parrucës.
           
Në një komunikim me mediat lokale, Myftiu ka theksuar se Myftinia Shkodër inkurajon iniciativa dhe aktivitete të kësaj natyre, ku njerëzit ftohen të kontribuojnë për bamirësi. Myftiu ka theksuar se ky aktivitet i medresistëve është një shembull mirësie dhe bamirësie që duhet ndjekur në qytetin e Shkodrës, sepse kontribuon në zbutjen sadopak të mjerimit, skamjes dhe varfërisë në qytet.
           
Në këtë panair bamirësie, madresistët kanë ekspozuar mallra të natyrave të ndryshme, si: pije freskuese, lodra për fëmijë, panorama fetare, libra dhe revista islame etj. Që në orët e para të hapjes së tij, ky panair ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh kalimtarësh, që janë ndalur për të blerë dhe për të kontribuar sadopak për këtë iniciativë bamirësie.

Panairi do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë kësaj dite.

“Tregëti për bamirësi” në ndihmë të njerëzve në nevojë - Nxënësit e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" Shkoder - 21 maj 2011