Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisë së fshatit Ganjollë, ditën e xhuma, më 20 maj 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka hedhur dritë mbi argumentet kur’anore dhe hadithet profetike që nxisin bujarinë dhe dhënien nga pasuria në shërbim të së mirës.
           
Myftiu ka thënë se dhënia nga pasuria është virtyt dhe cilësi e besimtarëve, për të cilët All-llahu në Kur’an ka premtuar begati të panumërta në këtë botë dhe në ahiret.

“Besimtari koprac është mik i shejtanit! Muslimani është njeri që njihet për zemërgjerësinë e tij dhe bujarinë karakteristike. Baballarët dhe gjyshërit tanë, ndonëse kanë jetuar një jetë më të vështirë e më të varfër se e jona, kanë patur bereqet në jetë. Sot, bereqeti po humbet dita-ditës, sepse njerëzve po ju shtohet përherë e më shumë materializmi në zemër, në shpirt, në gjak! Mos harroni se një ditë, pa u pyetur, do ta lëmë këtë botë e sëbashku me të edhe pasuritë që na kanë pushtuar zemrën! Resulull-llahi (a.s) na ka paralajmëruar se: “Nuk do të hyjë në xhennet asnjë koprac”, prandaj të jemi të vëmendshëm, ne dhe fëmijët tanë, që të kultivojmë sa më shumë bujarinë dhe edukatën e sadekasë në mjediset tona”- ka thënë ndër të tjera Myftiu.
           
Pas përfundimit të ceremonisë së faljes së namazit të xhuma, i shoqëruar edhe nga imami i kësaj xhamie, z. Erion Hasmegaj, Myftiu ka inspektuar vakëfin e xhamisë Ganjollë dhe ka dhënë mendimet e tij për përmirësimin e imazhit të saj dhe territorit që e rrethon.

M. Hoxha


“Ruajuni nga koprracia! Bujaria shpie në xhennet!” - Ganjollë, 20 maj 2011

“Ruajuni nga koprracia! Bujaria shpie në xhennet!” - Ganjollë, 20 maj 2011

“Ruajuni nga koprracia! Bujaria shpie në xhennet!” - Ganjollë, 20 maj 2011

“Ruajuni nga koprracia! Bujaria shpie në xhennet!” - Ganjollë, 20 maj 2011