Paraditёn e sё
martёs, mё 22 qershor 2010, Myftiu i
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka
zhvilluar njё takim pune mё imamёt dhe
muezinёt e xhamive kryesore tё qytetit
tё Shkodrёs. Nё kёtё takim, Myftiu ka
informuar tё pranishmit pёr gjendjen e
pёrgjithshme tё jetёs sё xhamisё nё
Shkodёr. Nё kёtё pikё, ai ka renditur
disa problematika tё hasura gjatё
vizitave dhe inspektimeve tё tij, tё
cilat duhen zgjidhur dhe pёrmirёsuar sa
mё parё.
Nё kёtё takim ёshtё diskutuar pёr
çёshtje qё kanё tё bёjnё me imazhin e
prezantimit tё xhamisё dhe Myftinisё nё
opinionin qytetar, si kёndimi i ezanit,
respektimi i kohёve tё namazit,
frekuentimi i xhamive dhe angazhimi i
imamёve me derse e aktivitete tё
larmishme nё shёrbim tё besimtarёve dhe
vizitorёve tё ndryshёm.
Nё mbledhje ёshtё paraqitur edhe
shqetёsimi i disa besimtarёve tё xhamive
tё ndryshme, nё lidhje me kohёn e
namazit tё jacisё dhe atё tё sabahut.
Pas diskutimeve, ёshtё rёnё dakort nё
mёnyrё unanime qё duke filluar nga dita
e xhuma, mё 25 qershor 2010, ezani i
jacisё tё afrohet me 30 minuta nga orari
i vendosur nё kalendarin zyrtar, si dhe
ezani i sabahut tё kёndohet 45 minuta
para lindjes sё diellit. Kёto masa janё
marrё edhe me pёlqimin e miratimin
paraprak tё Komunitetit Musliman
Shqiptar.
Nё kёtё takim, Myftiu ka kёrkuar nga
imamёt dhe muezinёt e xhamive kryesore
tё qytetit, njё angazhim maksimal pёr
funksionimin sa mё normal tё jetёs
fetare nё qytet, si dhe ka diskutuar
edhe pёr disa çёshtje qё kanё tё bёjnё
me jetёn e brendshme tё xhamisё dhe
funksionet e punёs sё imamit.
Nё mbledhjen me Myftiun e Shkodrёs kanё
marrё pjesё imamёt dhe muezinёt e
xhamive: Ebu Bekr, Parrucё, Tophanё,
Medrese, Perash, Rus dhe Tepe.
Ilir Dizdari
Imam i xhamisё Tophanё