Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Me ftesë të Myftiut Imam Muhamed Sytari ndodhet për një vizitë pune në Shkodër Myftiu i Iskenderunit (Turqi), z. Hamdi Kavillioğlu.
           
Në takimin e përzemërt të zhvilluar në Myftininë e Shkodrës, ditën e xhuma, më 13 maj 2011, dy myftilerët kanë këmbyer urimet dhe përshëndetjet e ngrohta vëllazërore me rastin e takimit në Shkodër.
           
Imam Muhamed Sytari, pasi i ka uruar homologut të tij mirëseardhjen në Shkodër dhe Shqipëri, ka theksuar se vizita të tilla shërbejnë për ta rritur bashkëpunimin e ndërsjellë, këmbimin e eksperiencave dhe ideve në shërbim të Thirrjes Islame në vendet përkatëse.
           
Ai ka vlerësuar përkrahjen dhe ndihmën e sinqertë të vëllezërve nga Turqia, të cilët nuk kanë ngurruar të jenë pranë nevojave të bashkësisë së muslimanëve në Shqipëri. Gjithashtu, ka vlerësuar vizitën e Myftiut të Iskenderunit si një faqe e re në bashkëpunimin në mes të dy myftinive.
           
Më pas ai ka bërë një ekspoze të aktivitetit të Myftinisë Shkodër dhe rolit të saj në ruajtjen e ekuilibrave të harmonisë dhe mirëkuptimit në Shkodër.
           
Nga ana e tij, Myftiu Hamdi Kavillioğlu ka shfaqur kënaqësinë e tij që gjendet për vizitë në Shkodër. Ai ka falënderuar Myftiun për ftesën dhe ka vlerësuar se vizita e tij do të shërbejë për të afruar më shumë frymën e bashkëpunimit dhe binjakëzimit të dy myftinive.           

Në këtë vizitë Myftiu i Iskenderunit shoqërohet edhe nga Hafiz Mustafa Çakar, një ndër kënduesit e Kur’anit më të njohur të Turqisë, si dhe nga atashehu për çështjet fetare në ambasadën turke në vendin tonë, z. Shaban Ishlek.


Myftiu i Iskenderunit viziton Myftininë Shkodër - 13 maj 2011

Myftiu i Iskenderunit viziton Myftininë Shkodër - 13 maj 2011

Myftiu i Iskenderunit viziton Myftininë Shkodër - 13 maj 2011