Paraditen e së martës, më 10 maj
2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari, ka bërë
inspektimin e punimeve për ndërtimin e minares së re
në xhaminë e lagjes Shirokë.
I shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave dhe
administratori i Myftinisë, ai ka parë nga afër
punën që po bëhet për zbukurimin e kësaj xhamie dhe
krejt zonës me minaren e shumëpritur nga krejt
besimtarët muslimanë të saj.
Myftiu ka uruar grupin e punës për angazhimin e tyre
dhe është lutur që kjo punë të kryejë sa më parë. Ai
është lutur edhe për sponsorizuesin e kësaj vepre,
të cilin e ka quajtur bamirës të përkushtuar.
Myftinia Shkodër falënderon sponsorizuesin
për ndërtimin e minares së re në
xhaminë e lagjes Shirokë.
All-llahu ia shpërbleftë me të mira në të dy jetët!
K. Kraja