Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së martës, më 10 maj 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave dhe administratori i Myftinisë, ka bërë inspektimin prej afër të pronës së zaptuar padrejtësisht nga një qytetar në Zogaj.
           
Ka kohë, që Myftinia Shkodër është ankuar në disa institucione shtetërore (Bashkia, INUV, ALUIZN etj.) në lidhje me zaptimin e këtij vakëfi, por realiteti ka dëshmuar një neglizhencë totale të këtyre institucioneve për të çuar të drejtën në vendin e saj dhe për të bërë ndërhyrjen për prishjen e këtij objekti me leje të falsifikuar, mbi vakëfin e shenjtë të xhamisë Zogaj (pronë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinisë Shkodër).
           
Fatkeqësisht, edhe pas ndërhyrjes me shkresa të shumta, premtimeve të parealizuara etj, për ndërhyrjen legjitime në këtë pronë, puna dhe betonizimi i kësaj zone ka vijuar me një intensitet të lartë, pa marrë parasysh zullumin që ushtrohet mbi këtë vakëf.

Nga fotot e shumta që disponon Myftinia Shkodër, punimet mbi këtë vakëf kanë vijuar edhe në orë të vona të mesnatës dhe në ditën e votimeve dhe pasuesen e saj.
           
Myftinia Shkodër denoncon publikisht këtë uzurpim flagrant të pronës së saj, që mbulohet nga njerëz me pushtet në Shkodër.
           
Nëpërmjet fotove të bëra ditën e sotme, mund të shihet qartë se nga se mbrohet ky zullum mesjetar mbi vakëfin e shenjtë të Myftinisë Shkodër.

Myftinia Shkodër garanton besimtarët dhe opinionin e gjerë muslimanse nuk do të heshtë në rrugën e kthimit në identitet të kësaj prone të shenjtë!

 

Myftiu inspekton vakëfin e uzurpuar në Zogaj - 10 maj 2011

Myftiu inspekton vakëfin e uzurpuar në Zogaj - 10 maj 2011

Myftiu inspekton vakëfin e uzurpuar në Zogaj - 10 maj 2011

Myftiu inspekton vakëfin e uzurpuar në Zogaj - 10 maj 2011