Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Të xhumanë, më 6 maj 2011, nëpërmjet hytbes së mbajtur në xhaminë e fshatit Shtuf, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur mbi traditën e dhënies selam. Nëpërmjet fakteve kur’anore dhe profetike, ai ka shpjeguar rëndësinë që ka dhënia e selamit, si përshëndetje identifikuese e muslimanëve.
           
Në hytben e tij, ai ka përmendur disa hadithe, ku profeti (a.s) na fton që ta përvetësojmë dhënien e selamit në jetën e përditshme. Me këtë rast, Myftiu ka thënë: “I dërguari i All-llahut na e ka përkufizuar rrugën drejt xhenneteve nëpërmjet katër rrugëve: “O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të tjerët, ruani lidhjet farefisnore, falni namazin natën kur njerëzit flenë, të hyni në xhennet në paqe!” Ky hadith na shpjegon se kur njerëzit të garantojnë në jetën e tyre përhapjen e paqes në shoqëri, bujarinë në shpirt, harmoninë familjare dhe përkushtimin ndaj Zotit, kanë merituar shpërblimin e xhennetit! Prandaj, le të kthehemi nga tradita e bukur e dhënies dhe përhapjes së selamit, si një cilësi dhe veçori e shoqërive përparimtare islame! Mos të keni frikë dhe stepje për ta dhënë selamin! Ai është modeli ynë, jo çfarë na serviret nëpërmjet medias, gazetave, revistave etj, si modele në modë! Modeli më garant dhe më i suksesshëm është modeli që ka vendosur Zoti i gjithësisë! Po të ishte i pavlefshëm, nuk do të ishim sot këtu, pas dhjetra shekujsh duke ftuar drejt atyre vlerave për të cilat ftonte Muhammedi (a.s) dhe krejt vëllezërit e tij pejgamberë para tij!”.
           
Në hytben e kësaj xhumaje, Myftiu ka theksuar edhe faktin se dhënia e selamit është një garanci për shtimin e bereqetit në shtëpitë tona. “Të dashur vëllezër! Pejgamberi ynë e udhëzoi sahabiun e nderuar Enes (r.a) me këto fjalë: “O bir, kur të hysh në shtëpinë tënde jep selam. Ai do të jetë bereqet për ty dhe familjen tënde!” Kjo fjalë mjafton si orientim që ta përhapim sa të kemi mundësi selamin në mjediset tona! Ai shton bereqetin dhe forcon zemrën me madhështinë e identitetit islam!”- ka theksuar Myftiu.
           
Pas namazit, ai është takuar edhe me besimtarët e kësaj xhamie, imamin e saj dhe fëmijët e kursit, të cilëve u ka premtuar mbështetje materiale në rrugën e edukimit dhe mësimit të fesë islame dhe moralit të saj.

M. Hoxha

 

Myftiu: “Kthehuni nga tradita e dhënies selam, pa ndrojtje, pa frikë!”  - Shtuf, 6 maj 2011

Myftiu: “Kthehuni nga tradita e dhënies selam, pa ndrojtje, pa frikë!”  - Shtuf, 6 maj 2011

Myftiu: “Kthehuni nga tradita e dhënies selam, pa ndrojtje, pa frikë!”  - Shtuf, 6 maj 2011

Myftiu: “Kthehuni nga tradita e dhënies selam, pa ndrojtje, pa frikë!”  - Shtuf, 6 maj 2011