Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Besimtarët muslimanë të komunës Margegaj, do të kenë mundësi të kryejnë ritet fetare në xhaminë e re të fshatit të tyre. Falë Zotit, një xhami e re i është shtuar Tropojës, duke u bërë një vatër e ngrohtë për besimtarët e kësaj zone.
           
Paraditen e së martës, më 3 maj 2011, besimtarë të shumtë kishin mbushur sheshin para xhamisë së re, që kishte hapur dyert e saj për frekuentuesit. Në një vend të admirueshëm për këdo që e vështron; mes maleve që prekin retë e bardha, fushës së gjelbëruar dhe rrjedhës së lumit buzë saj, ajo shtrihet plot hijeshi duke e plotësuar bukurinë me të cilën Zoti e ka stolisur këtë vend.
           
Në përurimin e xhamisë së re merrnin pjesë miq e të ftuar të shumtë, si: Mr. Naim Tërnava (Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës), Imam Muhamed Sytari (Myfti i Zonës Shkodër), H. Sadik Ukperaj (Myfti i Hasit), H. Islam Hoxha (Myfti i Kukësit) etj.
           
Në fjalën e tij, Myftiu i Tropojës, z. Eduard Demiraj, ka vlerësuar vendin që kanë xhamitë në jetën e besimtarëve dhe rolin e tyre në edukimin e brezave me dashurinë për All-llahun dhe vlerat e fesë së Tij. Ai ka uruar besimtarët për këtë xhami të re dhe ka kërkuar që ajo të frekuentohet me përkushtim dhe dashuri për Zotin.
           
Ndërsa Mr. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të gëzueshme. Ai është lutur që besimtarët e Tropojës të kenë një mundësi më shumë për t’u kthyer nga Zoti dhe dyert e mëshirës së tij.
           
Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka përshëndetur Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij ai ka përcjellur urimet dhe lutjet e përzemërta të Kryetarit të K.M.Sh, H. Selim Muça. Njëkohësisht ka uruar Tropojën dhe krejt zonën për hapjen e kësaj vatre të re për edukimin e njerëzve me dashurinë e Zotit dhe besimin në Të. Myftiu ka theksuar se xhamia është një qendër e besimit, e harmonisë dhe e dijes, prandaj duhet që njerëzit mos ta harrojnë derën e saj.
           
Ceremonia është mbyllur me dorëzimin e çelësave të xhamisë nga ndërmjetësuesi për ndërtimin e saj, z. Mazllam Mazllami nga Prizreni. Në fjalën e tij, ai ka falënderuar edhe Komunën Margegaj për gatishmërinë e treguar për lehtësimin e procedurave në rrugën e ndërtimit të kësaj faltoreje të pajisur me anekset e nevojshme.
           
Të gëzuar, të gjithë të pranishmit kanë hyrë në xhaminë e re duke përcjellur urimet e tyre për hapjen e saj. Nën drejtimin e Myftiut Naim Tërnava, ata kanë falur namazin e mesditës. Ndërkohë, ezani i parë në xhaminë e re të komunës Margegaj është kënduar nga Myftiu i Zonës Shkodër Imam Muhamed Sytari.
           
Urime dhe gëzuar xhaminë e re në Margegaj të Tropojës!

Ahmed Mahiri

 

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011

Gëzimi i xhamisë së re në komunën Margegaj, Tropojë - 3 maj 2011