Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së shtunës, më 30 prill 2011, në mjediset e xhamisë së fshatit Bushat është zhvilluar një ceremoni fetare, në kujtim të jetës dhe traditës profetike të hz. Muhammedit (a.s).
           
Aktiviteti ka nisur me fjalën e rastit, në të cilën imami i kësaj xhamie, Hafiz Shukri Kapllan ka uruar pjesëmarrësit me rastin e përfundimit të restaurimit të plotë të Qendrës Islame të kësaj xhamie. Ai ka theksuar se sot është një ditë e madhe pasi diplomohen edhe dhjetë djem të rinj, që kanë mësuar në këtë qendër, të aftë për të shërbyer kudo në xhamitë e Shkodrës e përtej saj.
           
Ndërkohë, Myftiu Imam Muhamed Sytari, ka folur mbi rëndësinë e madhe që ka përvetësimi i Kur’anit dhe mësimeve të tij në jetën e përditshme. Ai ka nxitur shtimin e hallkave të leximit të Kur’anit, hallkave të dhikrit e salavatit në xhamitë e Shkodrës. “Syneti i Pejgamberit tonë është mbledhja në xhami për dhikër, për mexhlise salavati, për hatmen e Kur’anit. Tekstet e sakta dhe praktika e sahabëve na e vërtetojnë këtë. Prandaj, detyra jonë është ta gjallërojmë xhaminë, jo ta vrasim e ta bunkerizojmë, duke i hequr shpirtin asaj”- ka thënë Myftiu.
           
Aktiviteti ka vijuar me këndimin e disa pjesëve të Mevludit nga Hafiz Musa Hoxha dhe Hafiz Shukri Kapllan, si dhe përshëndetjet e imamëve të nderuar H. Vehbi Dani dhe Asllan Babaj.
           
Një moment i veçantë i kësaj ceremonie ka qenë shpërndarja e diplomave për imamët e rinj, që kanë dëgjuar edhe një këshillë udhëzimi nga Myftiu i Shkodrës.
           
Aktiviteti është mbyllur me duanë e bërë nga Imam Muhamed Sytari, në të cilën është lutur për të mirën e të pranishmëve, besimtarëve mbarë, Shkodrës, Shqipërisë dhe krejt ymetit islam në botë.
           
Ceremonia në fjalë është përcjellur edhe nga mediat lokale të pranishme.

V. Mehmeti

 

Ceremoni e pasur fetare në xhaminë e fshatit Bushat - 30 prill 2011

Ceremoni e pasur fetare në xhaminë e fshatit Bushat - 30 prill 2011

Ceremoni e pasur fetare në xhaminë e fshatit Bushat - 30 prill 2011

Ceremoni e pasur fetare në xhaminë e fshatit Bushat - 30 prill 2011