Ditёn e shtunё, mё 19
qershor 2010, nё xhaminё e Luarzit ёshtё
organizuar njё aktivitet me rastin e
hyrjes sё Tre Muajve tё Mirё. Nё xhami
kishin ardhur besimtarё tё moshave tё
ndryshme, me dёshirёn e mirё pёr tё
pёrfituar nga mirёsitё e kёtij tubimi
fetar tё shumёpritur prej tyre.
Aktiviteti ёshtё hapur me kёndimin e njё
pjese kur’anore, nga imami i xhamisё sё
Medresesё, thirrёsi islam Lavdrim Hamja.
Mё pas, nё fjalёn e tij, Myftiu i
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka folur
mbi vlerёn e madhe qё kanё kёto tubime
fetare qё na e shtojnё edhe mё shumё
dashurinё pёr fenё tonё tё pastёr.
Nёpёrmjet argumenteve tё shumta, ai ka
folur mbi disa mrekulli tё profetit
Muhammed (a.s) duke nxitur tё pranishmit
drejt shtimit tё salavatit dhe leximit
tё jetёs sё mё tё dashurit tё krijesave
tё All-llahut. Nё fjalёn e tij, ai ka
bёrё thirrje qё tё shtojmё sa mё shumё
lutjen drejtuar All-llahut, duke
pёrmendur se: “Ne muslimanёt nuk kemi
nevojё pёr ndёrmjetёsimin e dikujt nё
lutjet tona drejtuar All-llahut!”.
Pas fjalёs sё tij, janё kёnduar disa
pjesё tё Mevludit dhe ilahi tё ndryshme
nga kёnduesit Sami Muçej dhe medresisti
Suad Dushi.
Me shumё interes ёshtё ndjekur edhe
programi i pёrgatitur nga nxёnёsit e
kёsaj xhamie tё drejtuar nga imami i
saj, z. Hajrullah Jakupi.
Aktiviteti ёshtё mbyllur me faljen e
namazit tё mesditёs dhe duasё sё bёrё
nga Myftiu i Shkodrёs, pёr besimtarёt e
Luarzit dhe begatinё e tyre.
Lavdrim Hamja
Imam i xhamisё sё Medresesё
|
|
|
|
|