Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Vazhdon në normalitet puna për rrethimin e plotë të territorit të pronës vakëf të xhamia e Plumbit. Ditë pas dite, falë një pune cilësore dhe me përkushtim, vakëfi i kësaj xhamie po rregullohet dhe po merr pamjen e duhur.
           
Paraditen e së martës, më 26 prill 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka inspektuar punimet në këtë vakëf. Ai është njohur nga afër me hapat e ndjekur në plotësimin e rrethimit të kësaj xhamie. Myftiu ka kërkuar nga brigada ndërtuese përshpejtim të punës cilësore për përfundimin sa më parë të kësaj faze shumë të rëndësishme për këtë vakëf.
           
Myftinia Shkodër nxit të gjithë bamirësit muslimanë që të vazhdojnë të kontribuojnë për ndërtimin e vakëfeve dhe shtëpive të All-llahut. Myftinia Shkodër bën thirrje që njerëzit të kthehen nga kultura e sadekasë, duke dhënë pa u kursyer për të mirën e vakëfit.           

Myftinia Shkodër garanton interesimin e saj maksimal për të kthyer në identitet pronat e këtij institucioni, të cilat janë tjetërsuar pa ta drejtë në kohëra të ndryshme dhe njerëz pa ndërgjegje qytetare e besimore.

 

Në përfundim muri i dytë rrethues te xhamia e Plumbit - 26 prill 2011

Në përfundim muri i dytë rrethues te xhamia e Plumbit - 26 prill 2011

Në përfundim muri i dytë rrethues te xhamia e Plumbit - 26 prill 2011

Në përfundim muri i dytë rrethues te xhamia e Plumbit - 26 prill 2011