Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga xhamia e fshatit Kosmaç, të xhumanë më 22 prill 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur në lidhje me modelin islam të përdorimit të gjuhës për të ndërtuar, jo për të shkatërruar në jetë. Nga minberi i xhumasë, Myftiu ka theksuar se modeli i keqpërdorimit të gjuhës, nuk është pjesë e traditave të profetit të Islamit, Muhammedit (a.s), si pasojë, ai nuk mund të jetë model për ne.
           
Gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur: “Ditë pas dite, nëpërmjet medias, por jo vetëm, po na shfaqet një model i ulët i përdorimit të gjuhës për të fyer e sharë, për të shkatërruar e dëmtuar tjetrin. Një model i mbushur me një leksik të ulët e shumë banal. Realisht, ne si muslimanë duhet të distancohemi nga këto viruse të dëmshme, që nuk mund të jenë asnjëherë modeli ynë shembullor! Ky është model devijant, imoral! Ndërkohë, në Kur’an, fjala e mirë krahasohet me pemën pjellore dhe plot jetë, ndërsa shembulli i fjalës së keqe, si një pemë e keqe dhe pa jetë. Pejgamberi ynë na ka mësuar se: “Kush beson në All-llahun dhe në jetën e përtejme, të flasë mirë ose të heshtë”. Ai na mëson se mbrojtja e gjuhës është renditur pas rëndësisë së faljes së namazit në kohën e vet, për nga rëndësia e veprave. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim e kur komunikojmë me tjerët. Le të përpiqet secili prej nesh që fjala e tij të jetë cilësore, sado e pakët qoftë! Le të ndërtojmë e të afrojmë me anë të gjuhës! Le të përhapim dashuri e mirësi me anë të saj! Mos të jetë model yni, ai që na shfaqet ditë pas ditës nga disa njerëz pa vlerë e qytetari, që vetëm lëshojnë vrerë nga gojët e tyre, si modele të dështuara qytetëruese!?��
           
Pas faljes së namazit të xhumasë, Myftiu është takuar me besimtarët dhe ka kërkuar që xhamia të frekuentohet dhe të konceptohet si një ambient ku sa herë vijmë në të, vijmë në miqësinë e All-llahut, Zotit të Vetëm të gjithësisë.

A. Mahiri

 

“Keqpërdorimi i gjuhës, nuk është modeli ynë si muslimanë!” - Kosmaç 22 prill 2011

“Keqpërdorimi i gjuhës, nuk është modeli ynë si muslimanë!” - Kosmaç 22 prill 2011

“Keqpërdorimi i gjuhës, nuk është modeli ynë si muslimanë!” - Kosmaç 22 prill 2011

“Keqpërdorimi i gjuhës, nuk është modeli ynë si muslimanë!” - Kosmaç 22 prill 2011