Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e xhuma, mё 18 qershor 2010, myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e ditёs sё xhuma nё xhaminё e fshatit Oblikё.

Nё fjalёn e tij, ai ka tёrhequr vёmendjen e besimtarёve tё jenё tё vёmendshёm dhe tё ruhen nga haramet nё fjalё, vepra, pasuri e besim. “Resulull-llahi (a.s) na ka tёrhequr vёmendjen se “njё kafshatё harami nё bark pengon pranimin e veprave pёr 40 ditё”, qё do tё thotё se muslimani duhet tё ruhet mё shumё se kurrё sot nga haramet. Sot, njerёzit nuk janё tё vёmendshёm se çfarё hanё e pijnё. Nuk pyesin se a ёshtё e lejuar a e ndaluar nё fenё e tyre. Muslimani nuk ёshtё njeri i hutuar, ai ruhet nga haramet dhe afrohet dita-ditёs me mёsimet e fesё sё tij nё çdo çёshtje tё jetёs”- ka thёnё ai.

Gjatё hytbes sё xhumasё, ai ka kёrkuar nga tё pranishmit qё ta pёrhapin zёrin e xhamisё edhe jashtё saj, nё mёnyrё qё pёrkushtimi islam ta rrethojё jetёn e secilit, pёr ta pёrmirёsuar atё nё çdo aspekt tё saj.

Hytbeja e myftiut nё xhaminё e fshatit Oblikё, 18 qershor 2010 

Hytbeja e myftiut nё xhaminё e fshatit Oblikё, 18 qershor 2010

Hytbeja e myftiut nё xhaminё e fshatit Oblikё, 18 qershor 2010