Ditёn e mёrkure,
mё 5 maj 2010, nё sallёn e konferencave
tё medresesё “Haxhi Sheh Shamia”, myftiu
i Shkodrёs, Imam Muhamed Sytari ka
zhvilluar takimin e tij tё parё me
imamёt e Shkodrёs, pak ditё pas
pёrzgjedhjes sё tij nё drejtim tё
myftinisё sё zonёs sё Shkodrёs.
Nё fjalёn e tij udhёzuese pёr imamёt,
myftiu ka folur mbi vlerёn dhe
madhёshtinё e dijes, dijetarёve dhe
prijёsve fetarё nё shoqёri, si udhёzues
dhe trashёgimtarё tё misionit tё fundit
hyjnor. Nёpёrmjet udhёzimeve tё tij ai
ka vёnё gishtin te disa problematika qё
hasen sot nё rrugёn e Thirrjes Islame
dhe rolin vendimtar qё ka imami dhe
prijёsi fetar nё zgjidhjen e tyre. Ai ka
tёrhequr vёmendjen e tё pranishёmve
drejt njё angazhimi sa mё korrekt,
serioz e sakrifikues nё rrugёn e
lartёsimit tё fesё Islame nё Shkodёr e
pёrtej saj.
Nё kёtё takim ёshtё prezatuar edhe
projekti i konkursit tё madh vjetor qё
organizon myftinia Shkodёr me nxёnёsit e
kurseve tё shumta pranё xhamive tё saj.
Nё fjalёn e tij, pёrgjegjёsi i kurseve
fetare pranё myftinisё Shkodёr, teologu
Arben Halluni, ka shpjeguar para imamёve
hapat qё do tё ndiqen pёr zbatimin me
sukses tё kёtij projekti.
Kryeredaktori i ri i gazetёs “Udha
Islame”, thirrёsi islam Lavdi Hamja, nё
fjalёn e tij ka ftuar imamёt tё bёhen
pjesё e projektit pёr rimёkёmbjen e
gazetёs sё myftinisё, me artikuj e
kronika qё rrezatojnё aktivitetet e tyre
dhe tё xhamive pёrkatёse.
|