Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së hënës, më 11 prill 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Shkodër, z. Agron Akshija, në zyrën e këtij të fundit.
           
Gjatë këtij takimi, Myftiu ka shprehur interesimin e tij për ato dhjetëra dosje të Myftinisë Shkodër, në qytet e fshat, që presin një përgjigje për shfrytëzimin e tyre të plotë konform ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
           
Myftiu ka konfirmuar edhe një herë angazhimin e tij të plotë për të marrë atë që është e drejtë e Myftinisë Shkodër, përtej burokracive dhe neglizhencave institucionale të pushtetarëve, që siç i ka etiketuar, janë “si viruse të dëmshme që dëmtojnë sistemin e prioriteteve që qeveria shqiptare i ka dhënë komuniteteve fetare dhe pronave të tyre”.
           
Në këtë takim, Myftiu shoqërohej edhe nga menaxheri i pronave të Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi, që ka bërë shpjegimet e duhura për disa nga dosjet më të nxehta të Myftinisë Shkodër. Edhe ai ka theksuar se viteve të fundit funksionarët e Myftinisë Shkodër janë përballur me lloj-lloj situatash neglizhente përballë të drejtës së tyre dhe të pronave të shenjta që kanë kërkuar.           

Nga ana e tij, drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bërë atë që është në mundësinë e institucionit që ai drejton për të zbardhur të gjitha dosjet e Myftinisë Shkodër në lidhje me vakëfet e saj.

 

Myftiu takon drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër - 11 prill 2011

Myftiu takon drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër - 11 prill 2011