Në vazhdën e përkujtimit të
Mevludit Sherifë, Myftinia e Shkodrës ka vijuar të
organizojë përkujtimin e kësaj ngjarje madhështore,
në xhaminë e Luarzit, pikërisht më 19 mars 2011 .
Në praninë e shumë besimtarëve, të rinjve dhe
kursantëve të mësim-besimit të këtij fshati ishin të
pranishëm edhe përfaqësuesi i Myftinisë, teologu
Arben Halluni dhe grupi i kënduesve të Mevludit.
Pas hapjes së aktivitetit nga imami i xhamisë Luarëz,
z. Hajrullah Jakupi, fjalën e rastit mbi jetën dhe
veprën e ndritur të Profetit të Islamit, Muhamedit (a.s)
e mbajti teologu Arben Halluni. Në fjalën e tij,
nënvizoi nevojën për një besim të palëkundur, për
një devotshmëri që zhvillohet me anë të adhurimeve
obligative dhe për një moral shembullor siç ishte
besimi, devotshmëria dhe morali i Resulullahit (a.s).
Aktiviteti vazhdoi më këndime nga pjesë të Mevludit,
ilahi dhe recitime nga kënduesit Sami Muçej dhe
Qamil Ujka si dhe nga një grup nxënësish të kursit
fetar të kësaj xhamie.
|