Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditen e së shtunës, më 9 prill 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim pune me imamët e Myftinisë Shkodër. Gjatë takimit, është diskutuar për disa çështje që shqetësojnë sot komunitetin musliman të Shkodrës. Fillimisht, pasi ka falënderuar imamët e pranishëm, Myftiu ka folur për çështjen e pronave. Ai ka theksuar se përtej përpjekjeve primitive të disave, ky është një proces që ka nisur dhe nuk ka ndalesë pa arritur në plotësimin e qëllimit final që është kthimi në identitet i pronave vakëf.
           
Në këtë mbledhje është folur edhe për disa çështje të brendshme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Thirrjes Islame në qytet e fshat. Këto tema janë pasuruar edhe me diskutimet e frytshme të imamëve, që kanë dhënë mendime të vyera për përmirësimin dhe përsosjen e angazhimeve të Myftinisë dhe çdo imami në xhaminë e tij.
           
Myftiu ka dëgjuar me vëmendje ndërhyrjet e imamëve të xhamive të ndryshme, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me temën e këtij takimi, si dhe kërkesën për një angazhim më të madh për disa vakëfe të vjetra në disa zona të Shkodrës. Imamët kanë kërkuar që pranë këtyre vakëfeve me histori të vendosen tabela me të dhëna të sakta historike, në mënyrë që brezat e ri të mos harrojnë.
           
Gjatë këtij takimi, janë falënderuar imamët që lobojnë për thithjen e shoqatave bamirëse në Shkodër, të cilat kanë për qëllim të përkrahin projekte të dobishme në shërbim të Thirrjes Islame.           

Në këtë takim është folur gjithashtu edhe për disa aktivitete që kanë të bëjnë me rolin dhe vendin e imamit në xhami, shoqëri e përtej tyre.

 

Imamët, qëndrim unanim për vakëfet - 9 prill 2011

Imamët, qëndrim unanim për vakëfet - 9 prill 2011

Imamët, qëndrim unanim për vakëfet - 9 prill 2011