Ditën e xhuma, më 8 prill 2011, 
							nga minberi i xhamisë së Plumbit, Myftiu Imam 
							Muhamed Sytari ka bërë thirrje që të mos humbet 
							shpresa dhe optimizmi në mbarësinë dhe mbështetjen e 
							All-llahut. Në fjalën e tij të mbajtur para 
							besimtarëve të pranishëm, Myftiu ka theksuar se 
							është detyrim i muslimanëve sot, të mos lënë pas 
							dore amanetin e baballarëve dhe të interesohen me sa 
							të kenë mundësi për  vakëfet e tyre, si një 
							burim force dhe një garanci për Thirrjen Islame.
            
							Në hytben e tij, Myftiu ka thënë: “Si do të ishte 
							Thirrja Islame në Mekkë dhe jashtë saj, po të mos 
							ishte Ebu Bekri (r.a) që jepte krejt pasurinë e tij, 
							Omeri (r.a) që jepte gjysmën e pasurisë, Osmani (r.a) 
							që përgatiste një ushtri të tërë për një betejë, 
							nëna e jonë Hatixhe, që dha krejt pasurinë e saj, e 
							shumë sahabë të tjerë që ndihmuan dhe përkrahën 
							Thirrjen Islame me pasuri e ndihma konkrete. Prandaj, 
							kur flasim për vakëfet dhe ngremë zërin për to, 
							është se fillimisht është një e drejtë e jona 
							legjitime, pastaj një burim force dhe përkrahje për 
							imamët, xhamitë, vetë Thirrjen Islame në Shkodër. 
							Nuk duhet të kemi frikë asgjë në rrugën e përkrahjes 
							së fesë sonë! Nuk duhet të stepemi në rrugën e 
							kthimit të vakëfeve tona në identitet, sipas 
							rregullave dhe ligjeve në fuqi të vendit tonë!”
            
							Nga minberi i xhamisë së Plumbit, Myftiu ka uruar 
							besimtarët muslimanë për pastrimin e plotë të 
							vakëfit të kësaj xhamie dhe është lutur për banorët 
							e kësaj zone dhe mirëqenien e xhamisë së Plumbit.
V. Mehmeti
| 
                					 | 
| 
                					 | 
| 
                					 | 
| 
                					 | 
 
