Paraditen e së xhumasë, më 8
prill 2011, Inspektorati i Ndërtimit pranë Bashkisë
Shkodër, ka nisur një aksion për prishjen e nëntë
njësive tregtare mbi pronën e vakëfit të Myftinisë
Shkodër. Ky aksion vjen pas verifikimit të
dokumentacionit përkatës, në rrugën që Myftinia
Shkodër ka ndërmarrë për kthimin në identitet të
pronave të saj vakëf. Kishte kohë që mbi këtë truall
të Myftinisë zhvillohej tregti e palicencuar, prej
së cilës ka përfituar padrejtësisht një person që ka
zaptuar këtë truall me një ndërtim banimi, ende në
këmbë.
Pas deklaratës së bërë nga Myftiu Imam Muhamed
Sytari, më 16 mars 2011, takimeve të shumta zyrtare,
emisioneve televizive dhe intervistave në media të
ndryshme lokale dhe kombëtare, vjen kjo ndërhyrje
për pastrimin e pjesshëm të këtij vakëfi.
Pavarësisht këtij aksioni që meriton mirënjohje dhe
falënderim, Myftinia Shkodër mbetet në pritje të
lirimit të plotë të vakëfit të saj në këtë zonë.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër fton besimtarët të
luten për vakëfet dhe lirimin e tyre nga njerëz të
papërgjegjshëm dhe nga përpjekje primitive për
tjetërsimin e tokave të shenjta të muslimanëve të
Shkodrës.
|
|
|
|