Kryetari i KMSH-së H. Selim Muça
Mesazh ngushëllimi për
ndarjen nga jeta të Haxhi Dede Reshat Bardhit
Tiranë, 2 prill 2011
Në emër të Komunitetit Mysliman
të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, shpreh
dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së Kryegjyshit
Botëror të Bektashianëve Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Në këtë ditë të trishtuar ndajmë dhimbjen e
familjarëve, Kryegjyshatës Bektashiane dhe të gjithë
besimtarëve brenda dhe jashtë vendit.
Siç shprehej edhe vetë Haxhi Dede Reshat Bardhi, “si
vëllezër të një besimi”, ne bashkohemi në këtë ditë
të trishtueshme me dhimbje të madhe për humbjen e
njeriut tonë dhe patriotit të denjë.
Në emër të mbarë besimtarëve myslimanë shqiptarë,
shpreh edhe një herë ngushëllimet më të thella dhe
të sinqerta, duke ndarë këto çaste të vështira për
këtë humbje shumë të madhe të një udhëheqësi, jo
vetëm për Komunitetin Bektashian, por për mbarë
vendin.
Për besimtarët vdekja nuk është fund, por vetëm një
shtegtim nga kjo botë me sprova dhe vështirësi, në
botën e amshueshme, ku të gjithë besimtarët e
devotshëm, njerëz të dashur të Zotit shpërblehen me
xhenet.
I lutemi Allahut Mëshirëplotë, që ta mëshirojë dhe
ta bëjë prej banorëve të xhenetit.
KryetariH. Selim MUÇA
|