Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

“Në historinë e një populli ka data të shënuara, ditë reflektimi, moment ndërgjegjësimi. Pas 16 nëntorit 1990, ne si muslimanë shqiptarë, por mbarë kombi, e ka një ditë reflektimi, një ditë pasqyre, ku duhet të shohë veten dhe të kërkojë përgjigjet e pyetjeve: Ku jam? Si jam? Ku po shkoj?

Në historinë tonë kombëtare janë ca moment kthese, që shënojnë vijat e rrugëtimit tonë kombëtar, fetar e shpirtëror. 2 prilli 1991, është njëra prej këtyre dative.

Nga 6 shkurti 1967 e deri më 2 prill 1991, kanë ndodhur shumë ndodhi, që të mbledhura së bashku dëshmojnë kryqëzatën më të egër që ka përjetuar ndonjëherë vendi ynë, njerëzit e tij, kombi shqiptar. Këtë zullum të madh e ka përkufizuar edhe dijetari i njohur Sheh Qazim Hoxha, në vargjet e poetit arab që thotë: “Nuk kam parë zullum si zullumi që na ka rënë mbi kokë – Na bëhet keq  dhe urdhërohemi të falënderojmë!”

Sot, duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë vuajtjet e Hafiz Musa Dërgutit, internimet dhe persekutimet e Salih ef. Myftiut, dhunimin e Hafiz Ali Krajës, lotët e Myftiut të urtë Hafiz Sabri Bushati, përmallimin e Hoxhës tonë Vehbi Gavoçi për t’u kthyer në vendlindje pasi kishte emigruar i vogël me familjen e tij, persekutimin psikologjik të Hafiz Esat Myftiut etj.

2 prilli 1991, është dita kur katër të rinj muslimanë shkodranë, në mesin e një turme të madhe, dhanë jetën e tyre në rrugën e besimit, lirisë, sigurisë e mirëqenies.”- kanë qenë disa nga mesazhet e hytbes së xhuma të mbajtur nga Imam Muhamed Sytari në xhaminë e Parrucës.

Gjatë hytbes, Myftiu ka folur edhe për propagandën e çthurrur të komunistëve kundër Islamit dhe muslimanëve. Nëpërmjet dëshmive të publikuara në shtypin e kohës, ai ka treguar se si është luftuar Islami dhe simbolet e tij në këtë vend.

Mesazhet e kësaj hytbeje, janë transmetuar edhe nëpërmjet medias vizive, që ishte e pranishme në xhaminë e Parrucës me këtë rast.

 

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës - 1 prill 2011

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës - 1 prill 2011

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës - 1 prill 2011

Myftiu mban hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës - 1 prill 2011