Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 31 mars 2011, është bërë e mundur prishja e një objekti të paligjshëm mbi truallin e ish-xhamisë së Qafës, në territorin e vakëfit pranë xhamisë së Plumbit. Në këtë mënyrë mundësohet rrethimi i plotë i vakëfit të xhamisë së Plumbit, i cili ka nisur në ditët e para të muajit mars 2011.
           
Pastrimi i këtij territori bëhet pas ndërhyrjeve të shumta të Myftinisë Shkodër për të arritur këtë rezultat të dobishëm për vakëfin e kësaj xhamie, për zonën dhe besimtarët.
           
Duhet theksuar se në afërsi të territorit të pastruar gjendet akoma një gjurmë e konsiderueshme e trungut të minares së vjetër të xhamisë së Qafës. Kësisoj mundësohet rrethimi i saj dhe kthimi në një zonë monumentale të vizitueshme për besimtarët, kalimtarët dhe turistët e ndryshëm.
           
Pasi e ka inspektuar këtë zonë, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka falënderuar ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër, që iu përgjigj kërkesës së Myftinisë për pastrimin e këtij territori.

Myftiu konfirmon se institucioni që ai drejton është i angazhuar maksimalisht për ta kthyer këtë zonë në një vend të frekuentueshëm e të dashur për besimtarët dhe vizitorët e saj.
 

A. Mahiri

 

Pastrohet vakëfi i xhamisë së Plumbit - 31 mars 2011

Pastrohet vakëfi i xhamisë së Plumbit - 31 mars 2011

Pastrohet vakëfi i xhamisë së Plumbit - 31 mars 2011