Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Shkodёr, mё 17 qershor 2010

Tё dashur vёllezёr e motra muslimanё,
Tё dashur bashkёqytetarё tё Shkodrёs,


Kam kёnaqёsinё t’ju uroj me zemёr hyrjen e tre Muajve tё Mirё, Rexheb, Shaban dhe Ramazan. Sot, mё shumё se kurrё ёshtё koha pёr tё pёrfituar nga flladet mёshironjёse, me tё cilat Krijuesi i gjithёsisё na afrohet. Çdo ditё nga ditёt e Tre Muajve tё Mirё ёshtё njё mundёsi e re pёr tё kёrkuar falje, pёr t’u penduar e pёr tё kёrkuar mёshirёn e All-llahut. Çdo natё prej netёve tё kёsaj periudhe, All-llahu i Madhёruar thёrret tё gjithё ata qё kёrkojnё faljen, mёshirёn, pendimin, rizkun, mirёsinё e bujarinё e Tij; le tё vrapojmё drejt tyre e me pёrulje tё marrim nga Zoti i gjithёsisё hiset e mirёsisё sё kёsaj jete e tё pёrtejmes.

Nё kёto ditё, muslimani duhet tё angazhohet mё shumё se kurrё pёr tё rregulluar marrёdhёnien e tij me All-llahun Mёshirues. Kёto janё ditёt dhe netёt e Teuhidit, ku secili prej nesh mundohet tё shikojё nё veten e tij pёr tё gjetur forcёn e besimit dhe Thirrjes sё Njёsimit tё Zotit tё gjithёsisё. Kёto janё ditёt dhe netёt, ku secili prej nesh duhet tё shtojё dhikrin, leximin e Kur’anit, salavatin pёrmbi Resulull-llahin (a.s). Kёto janё ditёt dhe netёt, ku secili prej nesh duhet tё lutet pёr vёllanё e tij musliman, sepse lutja e muslimanit pёr muslimanin ёshtё e pranuar te Zoti i gjithёsisё.

Nё kёto ditё tё madhnueshme, u bёj thirrje edhe politikanёve, tё drejtohen nga Zoti Mёshirёbёrёs, tё kёrkojnё falje para duarve tё Tij, tё kёrkojnё mёshirёn e Tij, tё pёrgjёrohen nё mihrabet e Thirrjes sё besimit qё t’u jepet urtёsia pёr tё qenё udhёheqёs burrёrorё, jo misionarё tё pёrçarjes, varfёrisё, mjerimit e dashakeqёsisё nё kёtё vend! Edhe ne lutemi pёr ta qё All-llahu i Madhёruar, me mirёsinё e Tij t’i zbusё zemrat e tyre dhe t’u inspirojё mё tё mirёn, pёr kёtё shoqёri dhe pёrparimin e saj.

Nё kёto ditё tё madhnueshme, u bёj thirrje edhe tregtarёve, nё veçanti muslimanёve prej tyre, tё afron me shpirtin e madh tё kёtyre muajve, nёpёrmjet sadakasё, zekatit, ndihmesёs pёr shtёpitё e All-llahut dhe shёrbёtorёt e xhamive. Edhe ne lutemi pёr begatinё e pasurive tё tyre dhe All-llahu i ruajtё nga harami dhe rrugёt e tij.


Tё dashur besimtarё,
           
Ju uroj me zemёr hyrjen e kёtyre Muajve tё Mirё dhe i lutem All-llahut tё Madhёruar, t’ju mbulojё mё mёshirёn, faljen dhe bujarinё e Tij.
           
Ves-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.
 

Imam Muhamed Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr