Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditen e së mërkurës, më 30 mars 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të përzemërt një delegacion të parlamentit kuvajtian, nën drejtimin e deputetit Dr. Velid M. Al-Tabtabai.
           
Në takimin e ngrohtë dhe të përzemërt, ku merrte pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, është folur mbi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira në mes të qeverisë kuvajtiane dhe asaj shqiptare.  

Në mënyrë të veçantë, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka falënderuar qeverinë e Kuvajtit për interesimin e madh të treguar në lidhje me monumentet e trashëgimisë islame në Shqipëri, e në veçanti për Xhaminë e Plumbit, ku është premtuar financimi i një projekti ambicioz për rehabilitimin e plotë të kësaj xhamie dhe përreth saj. “Shkodra e ka zemrën e madhe për miq dhe vëllezër të afërt që e kanë në zemrën e tyre Shkodrën!”- është shprehur Myftiu.
           
Miqtë nga Kuvajti kanë theksuar se Shkodra është një vend i rrethuar me bukuri të mëdha natyrore dhe me një gjallëri shpirtërore, ku kanë evidentuar xhamitë e bukura dhe shpirtin islam të këtij qyteti.
           
Pas takimit në Myftini, miqtë kanë kaluar një drekë miqësore të shtruar për nder të tyre nga Kryetari i Bashkisë shkodër. Pas saj, ata kanë bërë një vizitë në xhaminë e Plumbit ku janë njohur nga afër me realitetin e saj dhe punimet që ka ndërmarrë Myftinia Shkodër për rrethimin dhe sistemimin e vakëfit të saj.

Kleves Kraja

Delegacioni i parlamentit kuvajtian viziton Myftininë e Shkodrës - 30 mars 2011