Paraditen e së martës, më 22 mars 
							2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka pritur në një 
							takim pune Famullitarin e Kishës Ortodokse në 
							Shkodër, At Nikolla Petani. Gjatë takimit dy 
							drejtuesit fetarë kanë diskutuar për temën e ditës, 
							që ka shqetësuar prej kohësh dy komunitetet fetare, 
							atë musliman dhe atë ortodoks, pronat vakëf.
            
							Gjatë takimit është folur për vijimin e përpjekjeve 
							për kthimin në identitet të pronave legjitime të dy 
							komuniteteve fetare, nëpërmjet iniciativave fetare 
							që kanë në thelb sensibilizimin e opinionit besimtar 
							dhe më tej në lidhje me këtë problem jetik për 
							Myftininë dhe Kishën Ortodokse.
            
							Në një konferencë të përbashkët para mediave të 
							pranishme, Myftiu dhe Famullitari kanë deklaruar 
							shqetësimin e tyre të përbashkët dhe kanë sqaruar se 
							këto takime do të vijojnë edhe më tej për të arritur 
							në fitimin e të drejtave të mohuara prej dekadash.
            
							Në fjalën e tij, Myftiu ka deklaruar se ky realitet 
							i hidhur mbi këto prona të shenjta fetare dëshmon 
							shenjat e një kryqëzate të sofistikuar moderne me 
							silenciator!           
							
							
							Myftiu dhe Famullitari kanë deklaruar se këto 
							përpjekje, nuk kanë asgjë të përbashkët me komentet 
							e disa mediave që duan ta politizojnë këtë lëvizje 
							të dy komuniteteve fetare në Shkodër. Ata thanë, se 
							kjo është një nga lëvizjet zinxhir, që ka nisur këtu 
							e 21 vite më parë.
| 
                
									 | 
| 
                					 | 
| 
                					 | 
| 
                					 | 
| 
                					 | 
| 
                					 | 
 
