Hytbeja e xhumasë, më 18 mars
2011 ishte vijim i deklaratës së para dy ditëve, ku
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka ngritur
zërin për një mori padrejtësishë dhe zullumesh që i
janë bërë bërë pronave vakëf të muslimanëve të
Shkodrës.
“Gjatë ditës së djeshme, të shumtë ishin ata që
pyetën: “Politikën e kujt po bën Myftiu i Shkodrës?”,
të ndikuar edhe nga disa komente me ngjyresë
politike që iu bënë deklaratës së para dy ditëve. U
them: Myftiu i Shkodrës bën politikën e interesave
të Islamit dhe të muslimanëve të Shkodrës!”- kështu
e ka nisur hytben e tij të kësaj jave Myftiu Imam
Muhamed Sytari.
Më pas, ai ka vijuar të flasë për vlerën e pasurisë
dhe shenjtërinë e pronës, sipas mësimeve të Kur’anit
dhe fjalëve të profetit Muhammed (a.s).
Duke u thelluar më shumë në trajtimin e temës,
Myftiu është rikthyer me vëmendjen e të pranishmëve
të problemi i pronave vakëf, të cilat janë
nëpërkëmbur që 44 vjet. Myftiu ka përmendur një
listë të gjatë me problematikat e shumta të vakëfit
në Shkodër dhe ka bërë thirrje që këto çështje të
marrin fund sa më parë.
Në hytben e tij, Myftiu ka përmendur edhe deklaratën
e djeshme të famullitarit të Kishës Ortodokse në
Shkodër, At Nikolla Petani, të cilin e ka
falënderuar, duke vërtetuar në këtë mënyrë se këto
dy komunitete janë realisht më të dëmtuarat dhe më
të persekutuarat përsa i përket çështjes së pronave.
Myftiu ka bërë thirrje që njerëzit të mos harrojnë
amanetin e baballarëve dhe ka kërkuar që besimtarët
të luten që All-llahu me Madhërinë e Tij ta zgjidhë
këtë ngërç me pronat e vakëfit në Shkodër.
M. Hoxha
|
|
|
|