Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paradreken e së enjtes, më 17 mars 2011, në xhaminë e fshatit Bërdicë e Mesme është organizuar një aktivitet fetar, në qendër të të cilit ka qenë përkujtimi i lindjes, jetës dhe misionit të hz. Muhammedit (a.s).
           
Në emër të Myftinisë Shkodër fjalën e rastit e ka mbajtur imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku. Në fjalën e tij ai ka thënë se misioni me të cilin është dërguar profeti i fundit, ishte gjithëpërfshirës dhe i përshtatshëm për çdo njeri. Imami i nderuar ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve për të lexuar më shumë, për studiuar më shumë e për të kërkuar më shumë për më të dashurin e krijesave të All-llahut.
           
Nga ana e tij, edhe imami i xhamisë së fshatit Bërdicë e Mesme, z. Ermi Duka, pasi ka falënderuar pjesëmarrësit për prezencën e tyre, ka theksuar se këto tubime nxisin përherë shtimin e dashurisë për All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe na bëjnë më të afërt me njëri-tjetrin.           

Aktiviteti ka vazhduar me këndimin e disa pjesëve të mevludit, ilahive dhe është mbyllur me faljen e namazit të mesditës me xhematë.

 

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Bërdicë e Mesme - 17 mars 2011

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Bërdicë e Mesme - 17 mars 2011

Ceremonia e Mevludit në xhaminë e fshatit Bërdicë e Mesme - 17 mars 2011