Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e xhuma, mё 11 qershor 2010, nga minberi i xhamisё sё fshatit Golem, myftiu i Shkodrёs ka hedhur dritё mbi rrugёt e ndryshme qё e afrojnё njeriun me Zotin e tij. Ndёr tё tjera ai ka theksuar: “Disa muslimanё mendojnё se obligimet fetare islame pёrkufizohen vetёm nё faljen e namazit, agjёrimin e Ramazanit dhe kushtet e mbetura qё plotёsojnё pesё shtyllat islame. Gabohen! Islami ёshtё mё i gjerё se tё pёrkufizohet vetёm nё pesё obligime! Edhe drejtёsia ndaj tjetrit ёshtё obligim islam! Edhe ruajtja nga harami, sidomos kur lidhet me tokёn e tjetrit, ёshtё prej obligimeve islame! Çfarё muslimanёsh janё ata qё shkelin mbi pёrkushtimin e gjyshёrve tё tyre?! Çfarё muslimanёsh janё ata qё grabisin tokat qё gjyshёrit e tyre u kanё dhuruar xhamive, vendeve nё tё cilat adhurohet Krijuesi i gjithёsisё?! A nuk ёshtё ruajtja e lidhjeve farefisnore e familjare prej obligimeve islame?”

Duke u ndalur te kjo pikё e nxehtё qё ka tё bёjё me tokat vakёf dhe nёpёrkёmbjen e tyre nё myftininё e Shkodrёs, myftiu e ka ngritur zёrin edhe pёr “hilet, mashtrimet, korrupsionin etj” qё njerёz me pushtet bёjnё nё kurriz tё kёsaj çёshtje.

“Kemi me dhjetra çёshtje tё lidhura me vakёfet qё janё nёpёrkёmbur, neglizhuar a tjetёrsuar nё myftininё e Shkodrёs. Diku mё thonё se pas ngёrçit tё filan çёshtje fshihet filan deputet, diku tjetёr shfaqet njё drejtues komune, aty-kёtu tё del nё skenё njё grua a njё burrё; tё gjithё bashkёpunёtorё turpi nё tjetёrsimin e pronave tё muslimanёve! Prandaj ta kenё frikё Zotin tё gjithё ata qё mendojnё se duke i shpallur luftё Zotit, me nёpёrkёmbjen e pronave tё Tij, kanё fituar pak pasuri nё kёtё botё! Gabohen rёndё! Ajo qё kanё marrё me haram, haram do t’ju shkojё!”- ka thёnё nё hytben e kёsaj xhumaje myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari.

Nё fund tё kёsaj hytbeje ai ka cituara hadithin e profetit Muhammed (a.s), nё tё cilin thuhet: “Nёse (All-llahu) do t’ju falte pёr gabimet qё bёni nё hak tё kafshёve, do t’ju falte shumё” duke e pasuar me fjalёt e tij: “Po ata qё po i hynё nё hak dita-ditёs njerёzve dhe tokave tё shenjta tё muslimanёve, duke mos kёrkuar falje e duke mos u penduar, a mendojnё se kjo botё do tё jetё e pёrhershme dhe pushteti i tyre nuk do tё ketё fund!?”

Para namazit tё xhumasё, myftiu ka mbajtur edhe njё vasё, ku ka folur mbi vlerat dhe dobitё e dhikrit, leximit tё Kur’anit dhe salavatit pёrmbi profetin Muhammed (a.s)

Kleves Kraja
Administrator i myftinisё Shkodёr

 

Xhamia Golem, 11 qershor 2010 

Xhamia Golem, 11 qershor 2010 

Xhamia Golem, 11 qershor 2010 

Xhamia Golem, 11 qershor 2010 

Xhamia Golem, 11 qershor 2010 

Xhamia Golem, 11 qershor 2010